“Bie” stoli i parë, trajnerin Cungu jep dorëheqjen tek Laçi, në pikëpyetje edhe Gega tek Kukësi?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy prej takimeve të javës së 5-të të Kategorisë Superiore, të luajtura të dielën pasdite, u mbyllën në barazim, teksa në Laç, Sebina Plaku u ka mohuar vendasve fitoren në minutat shtesë, me ndeshjen që mbyllet në barazim 1-1, rezultat ky që çon edhe në dorëheqjen e Armando Cungut nga detyra e trajnerit të kurbinasve pas vetëm dy javësh kampionat.

Dhe barazimi në sekondat e fundit përballë Kastriotit ka shkaktuar tek një “furtunë” tek Laçi dhe mësohet se Cungu nuk do të jetë më trajner i kurbinasve.

Fjala.al ka zbuluar se trajneri ka pasur një përplasje me presidentin Pash Laska dhe ka vendosur të largohet nga stoli kurbinas.

Por gjithçka në lidhje me këtë “divorc” të papritur pritet të konfirmohet në orët në vijim. Trajneri shkodran është larguar menjëherë nga stadiumi pas kësaj përplasjeje me presidentin Laska. Kujtojmë që kurbinasit u barazuan në sekondat e fundit të lojës nga Kastrioti falë golit të Sebino Plakut.

Krutanët luajtën me 10 lojtarë për afro 30 minuta, pas daljes me karton të kuq të Rezit. Ndërkaq, i rrezikuar është edhe stoli i Skënder Gegës tek Kukësi, teksa ka qenë Partizani që ka fituar ndaj verilindorëve që luajtën si vendas në “Loro Boriçi” të Shkodrës, me dy gola të shënuar në gjysmëorën e fundit të pjesës së dytë.

Kjo ishte humbja e dytë në po kaq për skuadrën e Gegës, e cila u mund me të njëjta shifra edhe në “uverturën” e Kategorisë Superiore në mesjavë në kryeqytet përballë Tiranës. Kukësi mbyll fundin e renditjes me 0 pikë, pa e shijuar ende golin dhe me plot 4 gola të pësuar në 180 minutat e para.

Lexo edhe :  Raporti për Shqipërinë në Parlamentin Europian: KQZ nuk garantoi barazi

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV