Të rinjtë priren drejt punëve tradicionale, pavarësisht bumit teknologjik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Adoleshentët po shmangin punët dixhitale dhe po aspirojnë të punojnë në profesionet më të njohura tradicionale – si mësues, mjekë ose veterinerë – megjithë ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në fushën e punësimit, sipas një studimi global të zhvilluar së fundmi.

Pritshmëritë e karrierës së të rinjve janë përqendruar në më pak profesione gjatë dy dekadave të fundit pavarësisht zhvillimit të mediave sociale dhe teknologjisë , sipas një raporti të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).

Profesionet tradicionale nga shekujt XIX dhe XX, të tilla si avokatët dhe oficerët e policisë, vazhdojnë të kapin imagjinatat e të rinjve në të gjithë botën, siç ndodhte gati 20 vjet më parë. Gati gjysma e të rinjve në mbarë botën aspirojnë të punojnë në 10 nga profesionet më të zakonshme.

Andreas Schleicher, drejtor i arsimit dhe aftësive të OECD, tha: “Sondazhet tregojnë se shumë adoleshentë nuk kanë dijeni për llojet e reja të vendeve të punës që po shfaqen, veçanërisht si rezultat i dixhitalizimit.”

“Është një shqetësim i vërtetë që shumë të rinj po zgjedhin punën e tyre të ëndrrave nga një listë e vogël e profesioneve më të njohura, tradicionale, si mësuesit, avokatët ose menaxherët e biznesit,” tha ai.

Raporti zbuloi se midis djemve dhe vajzave që janë të talentuar në shkencë, djemtë kanë më shumë gjasa të punojnë në shkencë dhe inxhinieri.

10 profesionet e para të cituara nga djemtë kanë ndryshuar shumë pak që nga viti 2000 – por vajzat tani kanë më shumë gjasa të duan të jenë arkitekte, oficere policie dhe dizajnere më shumë sesa parukiere, shkrimtare apo sekretare./Fjala.al/Burimi: The Indipendent

Të fundit

Kontrolle në tregje dhe fermerë/ Tatimet bllokojnë 63 tonë mallra pa kupon

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve vijon aksionin për sigurinë ushqimore në vend, me sekuestrime të tjera të mallrave të skaduara...

‘Na duhen njerëz të ditur’/ Rama: Shqipëria s’ka nevojë për juristë, mund t’i eksportojmë

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria ka nevojë për ata studentë që përgatit Universiteti Bujqësor i Tiranës. Per juristë, tha ai, vendi nuk ka nevojë, pasi...

Rama në aktivitetin e UBT/ Për të shkuar në auditor duhet të kalojë në një pazar qoftesh

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në një aktivitet të zhvilluar në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku theksoi rëndësinë e transformimit të këtij institucioni...

“Kryengritje” brenda republikanëve, projektligjet që shkaktuan debat mes senatorëve

Dy javë pasi votoi për miratimin e një projektligji gjithëpërfshirës të politikave të brendshme që përfshinte shkurtime prej rreth 1 trilion dollarësh në Medicaid...

“Robin Williams tha: ‘Do blej klubin!’”, “The Comic Strip” ndezi skenën e komedisë

Filloi në një klub striptize dhe përfundoi duke sjellë komedinë alternative në ekranet tona televizive. Në prag të një shfaqjeje të re në Edinburg,...

Lajme të tjera

Web TV