Masat anti-Covid/ Gjobiten 1 825 qytetarë dhe 13 administratorë lokalesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën 1825 qytetarë dhe 13 administratorë lokalesh janë gjobitur nga policia pasi nuk kanë respektuar masat anti-Covid gjatë fundjavës.

Me vijimin e kontrolleve në terren në të gjithë vendin, patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 1825 qytetarë që lëviznin pa maskat mbrojtëse.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve në fundjavë, policia ka konstatuar 13 lokale, në ambientet e të cilëve kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Secili prej administratorëve të këtyre lokaleve njoftohet se është ndëshkuar me masën 1.000.000 lekë gjobë.

Gjatë kontrolleve në fundjavë janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 15 qytetarë që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete.

Pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me 3.000 lekë gjobë dhe më pas janë lënë të lirë.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

“Partia Socialiste ishte më demokratike me Fatos Nanon, sesa me Ramën”

KRESHNIK SPAHIU - 12 qershori shënoi 34 vite nga krijimi i Partisë Socialiste, e cila për juristin Kreshnik Spahiu...

Alimehmeti: Sistemi zgjedhor, kurth për garën brenda partisë

Ilir Alimehmeti i cili në zgjedhjet e 11 Majit kandidoi nën siglën e Partisë Demokratike, ka komentuar në emisionin "Real Story" sistemin zgjedhor. Sipas...

Aksident i rëndë në Milot-Thumanë! Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Milot-Thumanë, pranë fshatit Fushë Gjorëm, ku një person ka humbur jetën. Nga të informacionet...

Qeveria e Kosovës: Emigrantët do paguhen 120 euro në muaj

Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar një vendim për të realizuar kërkesën e presidentit amerikan Donald Trump lidhur me pranimin dhe strehimin e...

Po pse shteti shqiptar është kaq i brishtë?! Si mund t’u besosh rishtarëve të paprovuar?

BEN ANDONI A shpërdorohen rregullisht zgjedhjet tek ne?! Pse përdoret rëndom çdo aset i partisë në fuqi për të fituar? Pse nuk i pranon...

Lajme të tjera

Web TV