“Kam vdekur disa herë”, Mihrije Braha rrëfen vështirësitë e saj në jetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja e mirënjohur, Mihrije Braha, ka folur si kurrë më parë për vështirësitë që ka kaluar në jetë, përfshirë edhe betejën e bashkëshortit të saj me tumorin.

E ftuar tek emisioni “E ardhmja është vajzë”, Mihrije tha se Naimi u diagnostikua para 24 vitesh me tumor dhe për këtë arsye iu desh t’i nënshtrohej një operacioni të vështirë.

Në vitin 1996 diku nga fundi i shtatorit, pikërisht kur ne mendonim se gjithçka ishte në rregull, Naimi më tha se duhet të shkonte në spital. Nuk e mendova se mund të ishte diçka serioze.

Kur ai shkoi tek doktori, i thanë se duhet të bënte një ndërhyrje. Ishte periudha kur ne po jetonim bashkë me familjen e Naimit. Në këtë rast po flas si shtylla mbështetëse e njeriut që po vuante. Kur Naimi filloi me anestezinë, i mbeti loti ndër sy dhe nuk mundi të më jepte një porosi të fundit.

Kam vdekur disa herë dhe jam ngjallur brenda sekondave. Afër kisha nënën e Naimit dhe po mbështesnim njëra-tjetrën, për të mirë na njoftuan se ai ia doli dhe ishte mirë nga gjendja shëndetësore. Kjo ka qenë një nga ngjarjet që asnjëherë nuk e kisha imagjinuar. Ka qenë shumë e vështirë, sepse unë po luaja dy role.

Para Naimit isha një femër e fortë, por kishte edhe momente që unë dobësohesha. Të vështira kanë qenë edhe netët kur më ka kërkuar të kujdesesha për djalin në çfarëdolloj situate. Unë mundohesha të qëndroja e fortë”,- ka rrëfyer Mihrija.

Megjithatë, pas dhjetë ditëve, këëngëtarja tregoi se ju komunikua nga doktori që tashmë Naimi ishe mirë dhe rezultatet kishin dalë mirë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Sot 5 vite nga themelimi i SPAK, SHBA mbështetje për reformën në drejtësi

Zëvendësndihmës sekretari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexandër Kasanof, ndodhet sot në Tiranë për të marrë pjesë në ceremoninë që...

Sherri PS-PD për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje, ç’pritet sot në Kuvend

Sot mbahet seanca e radhës plenare në Kuvend. Kuvendi zhvillon sot seancë plenare ku në rend të ditës është një interpelancë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit,...

SPAK si një radiografi e demokracisë në PD

Nga Mero Baze Edhe individët e PS të penalizuar nga SPAK nuk janë të kënaqur prej tij, por ata bëjnë betejë ligjore dhe po i...

Flet ish-burri i Parashqevi Simakut: Ajo u zhduk vetë, na braktisi mua dhe djalin

Bashkëshorti i Parashqevi Simakut, Robert Nolfe, ka rrëfyer pjesën e tij të historisë lidhur me ish-bashkëshorten e tij dhe zhurmën e krijuar këto ditë. Në...

Gaspër Çurçia, Parashqevi Simaku, dhe maskarenjtë e Ali Asllanit

Nga Sefer Pasha   Gaspër Çurçia ishte muzikant. Ai i binte trombës si askush tjetër. Dhe është i papërsëritshëm. Ka shkëlqyer në disa festivale të Radjo...

Lajme të tjera

Web TV