Rruga e Durrësit mbyllet në fundjavë, Bashkia e Tiranës: Ja si do qarkullojnë automjetet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak javë nga hapja e Rrugës së Durrësit ajo do mbyllet sërish këtë fundjavë. Duke nisur nga ora 22:00 e së premtes, 13 nëntor, e deri në orën 06:00 të së hënës, 16 nëntor, qarkullimi në këtë rrugë do të jetë i kufizuar.

Kjo pasi, Bashkia e Tiranës do të hedhë shtresën e fundit të asfaltit në Rrugën e Durrësit, si dhe do të vendosë të gjithë sinjalistikën e nevojshme, që ajo të jetë gati ditën e hënë për qytetarët.

Duke filluar nga ora 22:00 e së premtes, 13 nëntor, e deri në orën 06:00 të së hënës, 16 nëntor, qarkullimi në këtë rrugë do të jetë i kufizuar, për shkak të punimeve për zbatimin e fazës së fundit të projektit, që parashikon pikërisht shtresën e fundit asfaltike dhe sinjalistikën e saj.

Për këtë qëllim, do të kufizohet qarkullimi në rrugën e “Durrësit”, nga sheshi “Skënderbej” deri në sheshin “Karl Topia”, dhe në rrugën “Mine Peza”, nga ish-Kafe Flora deri në rrugën “Fortuzi”,- sqaron Bashkia.

Ndërkaq, është parashikuar që linjat e transportit publik që qarkullojnë me drejtim Qendër-rruga “Dritan Hoxha”, do të devijohen për në rrugën e “Kavajës”, “Muhamet Gjollesha”, Sheshi “Karl Topia’.

Kurse, drejtimi rruga “Dritan Hoxha” për në qendër, do të vazhdojë itinerari i përcaktuar nga rruga “Teodor Keko”, dhe rruga e “Kavajës”.

Ndërkohë që, qarkullimi i mjeteve të Emergjencës dhe Policisë së Shtetit, do të jetë i mundur gjatë gjithë fazës ndërtimore.

Bashkia e Tiranës po kryen disa ndërhyrje edhe në rrugë ekzistuese që konsistojnë jo vetëm në asfaltim, por dhe në rinovimin e plotë të rrjetit të kanalizimeve./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Kuvendi i Kosovës pret aktgjykimin e plotë për të rifilluar seancën

Kuvendi i Kosovës do të rifillojë të mblidhet për konstituuimin e tij pas publikimit të aktgjykimit të plotë të...

“Liverpool po tallet me Bayernin, i shiti një lojtar të mbaruar”

Dietmar Hamann ka kritikuar Bayern Munich për blerjen e Luis Diaz, duke shtuar se Liverpooli po ‘qesh’ me marrëveshjen. Ish-mesfushori gjerman Hamann, i cili ka...

Gramsh e Delvinë, banorët largohen drejt zonave të sigurta

Narta është zona më e prekur nga zjarret. Banorët janë detyruar të largohen nga banesat e tyre. Bashkë me vete kanë marrë edhe bagëtitë...

Delvinë, ndërhyn për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia

Pas situatës mjaft të rënduar në Delvinë, sot ka ndërhyrë për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia. Flakët në këtë zonë po përhapen me...

Foto nga Delvina, rrezikohen depozitat e gazit në lagjen ‘’Kasapaj’’

Orët e para të mëngjesit u duk se zjarri në Delvinë u izolua dhe po vihej nën kontroll. Por pas mesditës shumë vatra janë...

Lajme të tjera

Web TV