Lufta ndaj Covid-19/Bill Gates dhuron 70 milionë dollarë për vaksinën vetëm për një qëllim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

70 milionë dollarë në dispozicion të luftës kundër koronavirusit. Paratë nuk janë dhënë nga ndonjë qeveri, por nga njeriu i dytë më i pasur në botë. Paratë janë dhënë nga fondacioni i Bill dhe Melinda Gates.

Mësohet se shuma e madhe e parave janë dhënë për t’u siguruar që të gjithë të kenë akses të barabartë tek vaksina.

Duke dhënë lajmin e fondit të enjten, fondacioni informonte se paratë do të shkojnë për përpjekjet globale në zhvillimin dhe shpërndarjen e vaksinave dhe trajtimeve kundër pandemisë së koronavirusit.

Po ashtu, shtohet se fondacioni shpreson që më shumë dhurues ndërkombëtarë të bëjnë të njëjtën gjë. Ndërsa 50 milionë dollarë të tjera do të shkojnë për “COVAX Advance Market Commitment”, i udhëhequr nga aleanca e vaksinave GAVI, njoftoi fondacioni.

Kurse 20 milion dollarë do të shkojë në Koalicionin për Inovacione të Gatishmërisë Epidemike (CEPI) i cili po bashkë-financon zhvillimin e disa kandidateve për vaksina COVID-19.

l.m/fjala.al

Të fundit

Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë

Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e...

Kualifikime historike, Dinamo dhe Egnatia bëjnë detyrën dhe kalojnë në fazën tjetër

Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2...

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Lajme të tjera

Web TV