Rama videokonferencë me kancelarin austriak, ja çfarë diskutuan

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar të hënë një videokonferencë më kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz ka zhvilluar këtë të hënë një videokonferencë me kryeministrin Edi Rama.

Përmes një postimi në Twitter, Kurz bën me dije se ky bashkëbisedim ka të bëjë me luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, Covid-19 si dhe mbështetjen në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian.

“Sapo pata një videokonferencë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë dhe Kryetarin e Zyrës së OSCE Edi Rama  mbi luftën e përbashkët kundër  terrorizmit dhe ekstremizmit, pandeminë #COVID19 dhe mbështetjen tonë për procesin e pranimit të Shqipërisë në BE,” shkruan Kurz.


Në dhjetor pritet të mbahet edhe konferenca vjetore e OSBE-së për të cilën Shqipëria e ka edhe si një simbolikë për dorëzimin e drejtimin të OSBE-së. Konferenca parashikohet të mbahet në Tiranë.

Pa.Va/Fjala.al