Video/ Tre prej tyre në bagazh, ja ku i kishte futur korçari klandestinët

Operacioni “Perimetri” ka shigjetuar një 32-vjeçar ditën e sotme, i cili u kap në flagrancë duke transportuar emigrantë të jashtëligjshëm.

Në pranga mësohet se ka rënë D.M., 32 vjeç, banues në Korçë. I arrestuari u kërkonte 215 euro për secilin prej emigrantëve në këmbim të kalimit drejt vendeve të BE-së.

Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Pogradec-Librazhd, pranë vendit të quajtur “Lumi i Tërhanit”, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Benz”, 4 emigrantë të paligjshëm“, njofton Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”./Bl.Ba/Fjala.al