Rekord të infektuarish në Shqipëri, 8 humbje jete në 24 orët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dita e sotme ka shënuar numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirus në vendin tonë që prej fillimit të pandemisë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë rezultuar pozitivë 602 qytetarë nga 2241 testimeve të kryera në total. (Dje ishin 597 raste nga  2,501 testime).

Ndërkohë 8 pacientë në spitalet COVID nuk kanë mundur të fitojnë betejën me këtë sëmundje, konkretisht një 48 vjeçare, një 71 vjeçar, 74 vjeçar, një 85 vjeçar nga Tirana, një 60 vjeçar nga Mirdita, një 60 vjeçar nga Kurbini, një 63 vjeçar nga Gramshi, një 71 vjeçar nga Durrësi. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 406 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 249 raste në Tiranë, 47 raste në Gjirokastër, 38 raste në Lushnje, 30 raste në Fier, Korçë, Kavajë, 27 raste në Vlorë, 24 raste në Berat, 20 raste në Elbasan dhe Librazhd, 18 raste në Kukës, 16 raste në Përmet,
12 raste në Lezhë, 7 raste në Pukë dhe Kuçovë, 6 raste në Devoll, Mat, Dibër, 3 raste në Sarandë, 2 raste në Pogradec, 1 rast në Krujë, Tropojë, Bulqizë, Kolonjë.

Nga sot autoritetet shëndetësore kanë nisur një përllogaritje të të shëruarve jo më me tampon, por në bazë të numërimit të ditëve të infeksionit. Pra sipas MSH, në 24 orët e fundit janë shëruar 564 qytetarë të cilët kanë plotësuar karantinimin 14 ditor, sipas të dhënave të Operatorit Qendror të Kujdesit Shëndetësor. Bashkë me ta 13.453 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin që nga fillimi i epidemisë.

Lexo edhe :  Aktivistja Adriana Kalaja nën hetim për pengimin e automjetit të Bashkisë së Tiranës

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit.

Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19. Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore”, apelon MSH.

COVID-19 – Statistika (16 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 602
Të shëruar ne 24 orë 564
Të shtruar në spitale 406
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 2,241

Testime totale 157,891
Raste pozitive 28,432
Raste të shëruara 13,453
Raste Aktive 14,348
Humbje jete 631

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 6890
Durrës 1164
Fier 1122
Korçë 846
Shkodër 836
Elbasan 785
Vlorë 650
Lezhë 633
Berat 454
Gjirokastër 467
Kukës 358
Dibër 143

l.m/Fjala.al

Të fundit

Përfundon sot afati për regjistrimin e diasporës, miratohen rreth 226 mijë aplikime

Ditën e sotme, përfundon afati i regjistrimit të emigrantëve, për pjesëmarrjen e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025. Sipas të...

Koalicionet/ Berisha i kthen “reston” Metës, e fut në listë fituese

Kreu i PD-së Sali Berisha vendosi që t’i caktojë një vend të sigurt në listat e kandidatëve për deputetë Ilir Metës, kreut të Partisë...

Konfirmohet nga Ministria/ Përhapet gripi i shpendëve i tipit H5N1

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se në vendin tonë është konfirmuar e Influencës Aviare, tipi H5N1. Strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe...

Vota e Diasporës/ PS kërkon shtyrje afati për regjistrimin e emigrantëve

Në datën 3 përfundon afati i regjistrimit të diasporës për zgjedhjet e 11 Majit. Vetëm pak orë para skadencës, socialistët kërkojnë t’u jepet një...

Aeroplanmbajtësja amerikane, demonstron forcë kundër Koresë së Veriut

Aeroplanmbajtësja amerikane “USS Carl Vinson” mbërriti në portin e qytetit koreano jugor, Busan të dielën në një demonstrim force ndaj Koresë së Veriut, njoftoi...

Lajme të tjera

Web TV