U infektua me Covid-19, vdes kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe (SOC) Irinej ka vdekur si pasojë e infektimit me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Irinej u shtrua në një spital ushtarak të Beogradit gjatë mbrëmjes së 4 nëntorit, pasi më parë kishte dalë pozitiv në COVID-19.

Kisha Ortodokse Serbe njoftoi më 17 nëntor se gjendja e patriarkut ishte stabile dhe e qëndrueshme, por më pas, më 19 nëntor, Kisha Ortodokse konfirmoi përmes një deklarate se gjendja e Irinejt ishte përkeqësuar.

Më 1 nëntor, kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, udhëhoqi funeralin dhe liturgjinë para varrimit të Metropolitit Amfilohije të Malit të Zi, e cila u ndoq nga mijëra besimtarë. Metropoliti Amfilohije ndërroi jetë më 30 tetor për shkak të ndërlikimeve të shkaktuara nga koronavirusi.

Në varrim, ku ishte i ekspozuar një arkivol i hapur me trupin e mitropolitit, priftërinjtë, shumica e besimtarëve, si dhe disa politikanë, nuk vunë maska dhe as nuk respektuan distancën fizike.

Trupi Kombëtar i Koordinimit për Sëmundjet Infektive (NCT) i Malit të Zi dënoi me forcë “shkeljen drastike të masave kundër pandemisë”.

Irinej u zgjodh në postin më të lartë në Kishën Ortodokse Serbe, në janar të vitit 2010.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Spitali i Tropojës pa mjekë, qytetarët: Shkojmë në Gjakovë për shërbimet bazë

Në qytetin verior të Shqipërisë, Tropojë, ka mungesë të theksuar të mjekëve specialistë duke e shndërruar spitalin e Bajram...

“Mbylle gojën dhe hetohu”/ Kokalari sulmon Malltezin: Ti dhe familja jeni arsyeja…

Edhe pse prej më shumë se një viti është në arrest shtëpie, për shkak se akuzohet për dosjen “Partizani”, Jamarbër Malltezi ndjek me vëmëndje...

Aulon Kalaja: KQZ pranoi të më japë pamjet filmike të numërimit të votave

Kandidati i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, Aulon Kalaja, i cili nuk arriti ta fitonte dot mandatin pas përfundimit të numërimit të...

Ngjela: Situata penale e Berishës po rëndohet çdo ditë e më shumë!

Situata penale e Sali Berishës rëndohet nga dita në ditë, ku pas humbjes së thellë të zgjedhjeve të 11 majit, me rezultatin më të...

Humbja shqiptare e LaCivitas dhe fryma botërore anti-Trump

Nga Skënder Minxhozi Orët e para të të hënës kanë sjellë turma të mëdha entuziaste në rrugët e Bukureshtit me flamuj rumunë dhe ato të...

Lajme të tjera

Web TV