Shqipëria, e treta në botë për përdorimin e lartë të kokainës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria renditet e treta në botë për përdorim e lartë të kokainës, ku sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin, 2.5% e shqiptarëve e kishin provuar të paktën një herë në jetën e tyre, pas Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-ve. Shqipëria, e treta në botë për përdorimin e kokainës, sipas Raportit Botëror të Drogave

Por, ndërsa tendenca është që preh e varësisë dhe përdorues më të shpeshtë të jenë moshat e reja, në Shqipëri pasojat kanë qenë më fatale për grupmoshën 50-69 vjeç.

Sipas të dhënave të portalit Out World in Data, grupmosha 50-69 vjeç kanë përqindjen më të lartë të vdekjeve të parakohshme nga përdorimi i drogave të jashtëligjshme, me 46.6% të totalit të tyre. Kurse vdekjet e parakohshme në moshën 15-49 vjeç zinin vetëm 17.37%.  Në ndryshim, të dhënat botërore (mesatarja e të gjitha shteteve) tregojnë se vdekjet e parakohshme të moshës 15-49 vjeç ishin 41.99% e totalit, ndërsa në grupmoshën 50-69 vjeç, vdekjet e parakohshme ishin 38%.

Në total, në vitin 2017 numri i vdekjeve të parakohshme nga përdorimi i drogave ishte 142. Our World in Data raporton se përdorimi i paligjshëm i drogës është përgjegjës për mbi 585,000 vdekje të parakohshme çdo vit në botë.

Ky është një vlerësim i numrit të njerëzve që vdiqën më herët për shkak të përdorimit të drogave të paligjshme gjatë jetës së tyre. Kjo është një matje e ndryshme nga vlerësimet më poshtë të cilat përqendrohen në numrin e vdekjeve të shkaktuara drejtpërdrejt nga përdorimi i paligjshëm i drogës.

Vdekjet e parakohshme nga përdorimi i paligjshëm i drogës si një faktor rreziku përfshijnë një gamë të gjerë shkaqesh të vdekjes.

Të dhënat nga IHME (Institute for Health Metrics and Evaluation) dhe të publikuara nga portali Our World in Data treguan se norma e vdekjeve nga përdorimi i drogave në Shqipëri shënoi rritje në 2017-n.

Lexo edhe :  Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Pas disa vitesh që ky tregues ishte në rënie të vazhdueshme, arriti përsëri në nivelin e para 10 viteve (shiko grafikun). Në 2017, përllogaritet se norma e vdekjeve për 100,000 banorë ishte 0.69, po aq sa në 2008-n.

Në 2017-n, në të gjithë Shqipërinë numri i personave që merrnin trajtim për varësinë nga drogat ishte 800, prej të cilëve 719 marrin trajtim për varësinë nga heroina, sipas të dhënave nga Aksion Plus. Ndërsa drejtuesit e OJF-së treguan se trendi i përdoruesve ishte në rritje.

Të fundit

Shansi i fundit për Adriatik Lapajn, Kolegji vendos për mandatin

“Shqipëria Bëhet” ka ankimuar vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve të cilët ditë më parë rrëzuan zyrtarisht kreun...

PS i bëri presion OSBE-së për zgjedhjet? Reagon Ministria e Jashtme

Ministria e Jashtme ka reaguar lidhur me deklaratat e bëra së fundmi nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tha se mazhoranca përmes ministrit të...

Trump përsërit: Serbia ishte gati të sulmonte Kosovën

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar sërish se ka parandaluar shumë luftëra nëpër botë, përfshirë atë mes Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë të...

Politikanët shqiptarë janë shqiptarë deri sa të bëhen ministra!

Nga Kim Mehmeti Politikanët shqiptarë janë shqiptarë vetëm deri sa të bëhen ministra apo këshilltarë të ndonjë burrështetasi maqedonas! Një koleg nga Tirana sot më pyeti...

Paketa e Maleve, 500 projektet e para do të jenë pa taksa

Nga zonat më malore të veriut të Shqipërisë e deri në skajin më jugor të saj, interesi i qytetarëve për të përfituar nga ‘Paketa...

Lajme të tjera

Web TV