Moto GP, mbyllet sezoni më i pazakontë në histori, ja fituesit e çdo kategorie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fiton Joan Mir në Moto GP, Enea Bastianini në Moto 2 dhe Albert Arenas në Moto 3. Një sezon i pazakontë i Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit është mbyllur të dielën, duke kurorëzuar edhe kampionët e tij të rinj në të 3 kategoritë. Kështu, teksa Joan Mir ka triumfuar në nivelin më të lartë, në Moto Xhi-Pi, Enea Bastianini ka rrëmbyer kurorën në Moto 2 dhe Albert Arenas në Moto 3.

Kampionati Botëror i Motoçiklizmit, që do të njihet në histori si “kampionati i Covid-19”, ka ulur dielën siparin e këtij sezoni të pazakontë, që provoi të nisej, u pezullua dhe ai doli të rikthehej në pistë, edhe pse me një kalendar të cunguar. Dhe ka qenë Migel Oliviera ai që e ka nisur në vendin e parë dhe e ka mbyllur në vendin e parë në garën e shtëpisë, në Çmimin e Madh të Portugalisë, të zhvilluar në pistën e Portimaos.

Ishte triumfi i 14-të në karrierën e tij në Botërorin e Motoçiklizmit për portugezin e KTM-së dhe e dyta në nivelin më të lartë, Moto GP, teksa ka fituar 6 gara si në Moto 2, ashtu edhe në Moto 2. Ndërkaq, sa i përket kësaj gare, podiumin e plotësoi australiani Xhek Miller, i cili fitoi duelin e kilometrave të fundit me Franko Morbidelin. Megjithatë, ky i fundit mori shkallën e dytë të podiumit të sezonit, teksa u shpall “nënkampion i botës”.

Ai e mbylli 13 pikë pas kampionit të kurorëzuar garën e shkuar, Joan Mirit, i cili garën e fundit të sezonit nuk mundi ta mbyllte, duke e ndërprerë atë për shkak të problemeve në motor. Në fakt, ishte një ditë “jo” e diela për skuadrën e sapokurorëzuar “kampione” të botës për konstruktorë, “Suzuki”-n, teksa edhe piloti tjetër, Aleks Rins, zhgënjeu, duke zbritur edhe në renditjen e përgjithshme të pilotëve.

Lexo edhe :  Bie "miti" PSG! Chelsea shkatërron 3-0 francezët që në pjesën e parë

Kështu, teksa Joan Mir ka triumfuar në nivelin më të lartë, në Moto Xhi-Pi, ka qenë Enea Bastianini ka rrëmbyer kurorën në nivelin e dytë të këtij Botërori, në Moto 2, ashtu sikundër bërë edhe Albert Arenas në nivelin e 3-të, në Moto 3, duke ulur kështu siparin e një sezoni të vështirë e që nuk do të harrohet lehtë dhe emocionet e të cilit erdhën për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV