Kryediplomatët: Serbia të ndalojë fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryediplomatët e Kosovës dhe Shqipërisë kanë kërkuar nga Serbia që të ndalë fshirjen e adresave të shqiptarëve që jetojnë tri komunat në jug të Serbisë, përkatësisht në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc – apo siç njihen ndryshe edhe si Lugina e Preshevës.

Përmes një deklarate të përbashkët, ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, thanë se ky veprim që sipas tyre, Serbia po e bën qëllimshëm, ka për synim krijimin “jo vetëm një pasqyrë krejtësisht të pasaktë të përbërjes demografike të atyre hapësirave dhe të numrit të shqiptarëve në Serbi, por është duke shkelur rrënjësisht të drejtat e liritë themelore të tyre, përfshirë të drejtën e votës”.

Sipas kryediplomatëve të Kosovës dhe Serbisë, kjo praktikë e Serbisë, përbën një formë të re të “shtypjes ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.”.

“Prandaj, ndërsa ne e dënojmë fuqimisht këtë praktikë institucionale, u bëjmë thirrje autoriteteve të Serbisë ta ndërpresin menjëherë punën sistematike për pasivizimin e adresave të shqiptarëve. Kjo praktikë shtetërore nuk dëmton vetëm të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, por është edhe një shpërfillje e plotë të standardeve demokratike në përgjithësi”, thuhet në deklaratën e përbashkët të shefave të diplomacisë të Kosovës dhe Serbisë.

Haradinaj-Stublla dhe Cakaj i kanë bërë thirrje Komitetit Këshillues të Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve të Këshillit të Evropës dhe Komisionerit të lartë të OSBE për Minoritetet Kombëtare që ta përcjellin këtë situatë dhe sipas tyre, të veprojnë të të parandaluar këtë proces “me pasoja afatgjata ndaj shqiptarëve që jetojnë në Serbi”.

Në Serbi nuk ka numër të saktë të banorëve shqiptarë, pasi shqiptarët patën bojkotuar regjistrimin e popullsisë të bërë më 2011./rel/

Lexo edhe :  Shërbimi sekret serb, 10 vite që përdor "software" të dyshimtë vëzhgimi

l.m/Fjala.al

Të fundit

Trump shton presioni: Putin, afati yt është më 8 gusht

Donald Trump ka rritur presionin ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin. Gjatë kthimit për në Uashington nga vizita 5...

“Serbia të njohë Kosovën!” Dy kongresistet i shkruajnë Trump: Zgjidhe!

Dy kongresiste amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan u kanë dërguar një letër presidentit amerikan, ku propozojnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Siç bënte...

Britania paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli

Izraeli ka kritikuar planet e Britanisë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator. Sipas mediave të huaja,...

Darwin Nunez po vjen në Serie A! Zbardhen tratativat

Objektivi i madh i Juventusit për sulmin është padyshim rikthimi i Randal Kolo Muani. Bardhezinjtë po punojnë për një transferim përfundimtar të sulmuesit francez....

671 mijë euro për deputetët në Kosovë edhe pse kanë zero punë!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna...

Lajme të tjera

Web TV