Greqia s’do të rihapet më 30 nëntor, lockdown total do të ketë shtyrje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndonëse ishte parashikuar që lockdown të hiqej më 30 nëntor, Greqia ka vendosur që të shtyjë këtë masë për të frenuar rastet me koronavirus.

Zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas bën të ditur se Greqia nuk do të rihapet ashtu siç ishte plani fillestar. Lockdown total do të ketë shtyrje, pasi të dhënat epidemiologjike nuk e lejojnë rikthimin në normalitet.

Përsa i përket hapjes së shkollave, vetëm komisioni i specialistëve të epidemiologjisë do të vendosë nëse dhe kur do kthehen nxënësit në shkollë, ku një datë e mundshme për shkollat fillore është 7 dhjetori.

Periudha festive në Greqi do të jetë ndryshe, pasi nuk do të lejohet qarkullimi nëpër qytete, do të ketë orar më të zgjatur ndalim qarkullimi.

Po ashtu, për Krishtlindje nuk do të hapen baret dhe restorantet, ndërsa ka shpresë të funksionojnë restorantet për pak orë në mbrëmje, gjatë festave.

Zëdhënësi i qeverisë ka theksuar se do vazhdojë mbështetja e punëtorëve dhe biznesit, me 7.5 miliardë euro “të vendosura mënjanë” në buxhet për përballimin e kësaj situate të zgjatur./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Nga 1.8 milionë zgjedhës në emigracion, vetëm 240 mijë ndoshta do të votojnë

Nga Eduard Zaloshnja Në listën paraprake të zgjedhësve janë pothuaj 3.73 milionë shtetas në moshë për votim. Nga këta, rreth...

Balla në Ravena, Itali: Votoni për PS, që të vulosim anëtarësimin në BE

Në ndalesën e radhës mes shqiptarëve në Itali, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla u kërkoi emigrantëve në Faenza, Ravena që...

Egli i hap zemrën Gjestit, tregon detaje nga lidhja me Olsi Bylykun

Gjatë bisedës pas mesnatës, Egli i është drejtuar Gjestit duke i shprehur se këngëtari në disa sekuenca i kujton dikë, por pa e përmendur...

Burrat e shkurtër nën 162 cm jetojnë më gjatë se burrat mbi 162 cm

Studimet e fundit kanë treguar se burrat e shkurtër jetojnë 3 vite më shumë se burrat e gjatë. Një studim i kryer mbi burrat amerikanë...

KQZ ndalon ambasadorin shqiptar të shkojë tek ceremonia e inaugurimit të Trump

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndaluar ambasadorin Shqiptar në SHBA, Ervin Bushati të shkojë të hënën në Uashington për të marrë pjesë në ceremoninë...

Lajme të tjera

Web TV