Kodi Zgjedhor/ Komisioni i Venecias nis mbledhjen e fakteve, ja kur jepet opinioni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Venecias ka nisur mbledhjen e të dhënave mes palëve të përfshira në lidhje me çështjen e kërkesës për opinion që çoi Presidenti Meta për ndryshimin e Kodit Zgjedhor në 5 tetor.

Ekspertët e Komisionit nisën marrjen e të dhënave në takime me grupet e interesit. Fillimisht, ditën e hënë ekspertët e Komisionit të Venecia komunikuan me përfaqësues të Komisionit Qendror të Zgjedhje, Kuvendit dhe Presidentit Meta. Ndërkohë, ditën e djeshme, përmes platformave online, ekspertët e Venecias komunikuan me përfaqësuesit e Partisë Demokratike. Në këtë takim, mësohet se ka qenë i pranishëm edhe kryedemokrati Lulzim Basha.

Gjatë takimit në platformat online mes ekspertëve të Komisionit të Venecias dhe atyre të opozitës, këta të fundit kanë mbrojtur qëndrimin se ndryshimet e bëra në 5 tetor ishin të njëanshme dhe kanë pasur qëllim vetëm prishjen e standardit të zgjedhjeve nga mazhoranca.

“Mbështesim plotësisht kërkesën parimore të Presidentit të Republikës, drejtuar Komisionit të Venecias, si një kërkesë e cila mbështetet vetëm mbi Kushtetutën dhe mbi principin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Jemi të palëkundur në pozicionin për zgjedhje me standarde të larta, ndryshime konsensuale dhe jo të njëanshme, ashtu sikurse ishte marrëveshja e 5 qershorit, si mundësia e vetme për të nxjerrë vendin nga kriza e rëndë politiko-shoqëroreekonomike dhe gjithë pluralizmit”, mësohet të ketë qenë qëndrimi i përfaqësuesve të opozitës në takim.

Pas përfundimit të këtij misioni faktmbledhës që këtë herë për shkak të pandemisë së COVID-19 bëhet online, Komisioni i Venecias do të mblidhet për të formuluar një opinion në lidhje me çështjen që i ka shtruar Presidenti Meta.

Edhe pse kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta, në kërkesën e tij e kishte specifikuar se dëshironte që të ishte një opinion urgjent, nisur nga koha por edhe çështja, Komisioni i Venecias e pranoi atë me procedurë normale. Seanca e planifikuar nga Komisioni i Venecias për të dhënë një opinion në lidhje me ndryshimet e Kodit Zgjedhor që u votuan në 5 tetor pritet të jepet mes datave 11 dhe 12 dhjetor. Ky do të jetë opinioni i tretë që Komisioni i Venecias do të japë për çështje të ndryshme mbi të cilat palët politike në Shqipëri kanë përplasje.

Lexo edhe :  Rama: 1000 familje përfitojnë nga Programi Kombëtar i Strehimit Social

Edhe më herët Komisioni i Venecias ka raguar për përplasjet mes Presidentit dhe mazhorancës.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Shkodër, mjeti përplaset me një motor, plagoset 16- vjeçari

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme, ku një automjet ka humbur drejtimin dhe ka dal nga rruga, duke...

Skandali me fondet e BE, ministri grek dhe 3 zv/ministrat japin dorëheqjen

Ministri grek i Emigracionit Makis Voridis dhe tre zëvendësministra kanë dhënë pasditen e së premtes dorëheqjen pas skandalit me fondet e keqmenaxhuara të BE...

Theth, 33 vjeçari bën “shoshë” makinën! Policia niset me urgjencë

Një ngjarje që mund të kishte marrë përmasa edhe më të rënda është parandaluar nga efektivët e Krimeve të Rënda në Shkodër. Bëhet fjalë...

Paketa e re rinore: Pagesë për 600 persona, kontratë pune për 250 më të mirët

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët ka shpallur hapjen e Thirrjes së X-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, një nismë konkrete...

Dekada e kredive: ndërtojmë, blejmë, udhëtojmë me lekët që nuk i kemi

Shqiptarët po trokasin më shpesh në dyert e bankave këtë vit për kredi. Muajin e shkuar ata morën 34.4 miliardë lekë hua nga 33.5...

Lajme të tjera

Web TV