Infektohet me Covid-19 lojtari titullar i kombëtares

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Portieri dhe kapiteni i kombëtares sonë, Etrit Berisha ka rezultuar pozitiv për Covid-19, pas testit të kryer ditën e djeshme.

Lajmin e bën të ditur klubi i tij, SPAL, që tregon gjithashtu se Berisha nuk ka pasur kontakte me pjesën tjetër të skuadrës që pas grumbullimit me kombëtaren.

Berisha ka qenë i karantinuar gjatë këtyre ditëve në shtëpinë e tij, sipas rregullave të autoriteteve mjekësore ne Ferrara.

Në tamponin e kryer së fundmi, që duhej të ndodhte para bashkimit me skuadrën, Berisha ka rezultuar i infektuar.

Lajm i keq për gardianin e kombëtares sonë, që gjatë javëve të fundit ishte në superformë dhe ndihmonte SPAL vazhdimisht për të arritur rezultate pozitive.

Të fundit

Moti i Keq/ Në Mirditë bora bllokon rrugët e fshatrave të thella

Moti i keq me reshje shiu dhe bore ka përfshirë të gjithë Shqipërinë ndërsa vihet re dhe një rënie...

Zjarret në Los Angeles, shkon në 16 numri i viktimave

Ka shkuar në 16 numri i viktimave si pasojë e zjarreve në Los Angeles. Numri i viktimave ka gjasa të rritet, sipas autoriteteve. Zjarret kanë...

Vrasja e Martin Canit, Luiz Ejlli i dedikon këngën e ndjerë

Luiz Ejlli, i ka dedikuar një këngë Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra nga bashkëmoshatari i tij pranë shkollës ‘Fan Noli’, në nëntor të vitit...

Mijëra njerëz protestojnë kundër konventës së partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani

Mijëra njerëz kanë protestuar kundër një konvente të partisë ekstremit të djathtë – Alternativa për Gjermaninë (AfD) – të shtunën, duke i bllokuar disa...

Shpërthen tritoli në një hotel në Theth, zbulohen detajet e para

Një sasi lende plasëse e dyshuar si tritol i është vendosur një hoteli në Theth, mëngjesin e sotëm. Rreth orës 1:30 minuta, një person i...

Lajme të tjera

Web TV