Votohen ‘hetuesit’ e raportit, Kuvendi miraton Komisionin për Dick Martyn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kuvendi i hap dritën jeshile ngritjes së Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Marty.

Ligjvënësit votuan me 85 vota pro, 12 kundër dhe 4 abstenim përbërjen e komisionit të Posacëm i cili do të drejtohet nga deputeti Ulsi Manja.

Nga mazhoranca anëtarë do të jenë Ulsi Manja, Alket Hyseni, Klotilda Bushka, Adnor Shameti dhe Ermonela Felaj.

Nga opozita parlamentare anëtarë janë Myslim Murrizi, Edmond Stojku dhe Enver Roshi. Pjesë e komisionit do jetë edhe deputetja Elena Xhina.

Komisioni i Posaçëm Parlamentar do të hetojë raportin e Dick Marty, në të cilin theksohet se gjatë luftës së UÇK-së janë kryer krime kundër njerëzimit.

Propozimi për ngritjen e tij erdhi disa javë pasi në Gjykatën e Hagës janë dërguar me akuza për krime lufte ish-udhëheqës të UÇK-së./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Pse Trump ndaloi studentët e huaj të studiojnë në Harvard

Administrata e presidentit Donald Trump ka shfuqizuar mundësinë që Universiteti prestigjioz i Harvardit të pranojë studentë të huaj, duke...

Ky po bëhet një vend absurd

Nga Ilir Yzeiri Jo se më parë nuk ka qenë i tillë, por, tani, sa vjen e më shumë, ky vend po humbet edhe ato...

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë një numër të madh të burgosurish

Një shkëmbim i madh i të burgosurve midis Ukrainës dhe Rusisë është duke u zhvilluar të premten, mëson Radio Evropa e Lirë nga një...

‘Të penduarit e drejtësisë, ndihmë në hetime’/ Sky Ecc zbërtheu rrjetin kriminal

Autoria e programit ‘Gjërat Tona’ Etleva Delia zbuloi detaje të tjera lidhur me arrestimin e Xhevdet Plakut në Gjirin e Lalzit ditën e sotme....

Hapet tuneli i Llogarasë, Belinda Balluku: Pa pagesë deri më 15 shtator

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, tha se nga e shtuna e 24 majit, do të hapet tuneli i Llogarasë do të hapet...

Lajme të tjera

Web TV