Puna inteligjente, çfarë ofron Hawaii për të punuar “buzë detit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kush nuk e ka ëndërruar ndonjëherë të punojë në “smart-working” (punë inteligjente) në një vendndodhje ëndrrash, mbase edhe buzë detit?

Hawaii ka dalë me një program që mund ta përmbushë këtë dëshirë. Quhet “Movers and Shakas” dhe është një projekt për amerikanët dhe ish-banorët që janë mbi 18 vjeç dhe që punojnë në distancë gjatë pandemisë së koronavirusit.

Kandidatëve të përzgjedhur do t’u kërkohet të lëvizin në arkipelag për një muaj dhe të jetojnë si anëtarë të komunitetit, ndërsa bëjnë gjithashtu punë vullnetare. “Është një hap i vogël drejt rimëkëmbjes dhe diversifikimit të ekonomisë lokale“, shpjegojnë krijuesit e projektit për CNN.

Jo vetëm një plazh dhe një det ëndërr – Ata që do të pranohen në program, do të kërkohet t’i kushtojnë disa orë në javë një organizate jo-fitimprurëse në vend, ku mund të vënë në dispozicion njohuritë dhe aftësitë e tyre. Hawaii, pra, nuk po kërkon turistë që thjesht sjellin para në bizneset e tyre dhe ndjekin valët në një dërrasë surf-i, por punëtorë “të zgjuar” që me të vërtetë duan të japin një kontribut konkret për shtetin.

Grupi i parë i punëtorëve në distancë, do të zgjidhen nga ata që aplikojnë deri më 15 dhjetor në këtë program të qëndrimit të përkohshëm, i krijuar në bashkëpunim me shkolla dhe biznese. Ata që do të zgjidhen, do të marrin një biletë udhëtimi vajtje-ardhje falas në Oahu, duhet të lëvizin brenda një muaji dhe duhet të kalojnë të paktën 30 ditë resht në arkipelag.

Qëllimi i programit – “Një nga objektivat qendror të projektit, është të ndihmojë diversifikimin e ekonomisë, – shpjegon Richard Matsui, themeluesi i “Movers and Shakas”, i kthyer kohët e fundit në Hawaii nga San Francisco. – Përveç fitimit të parave në aktivitetet tona lokale, vlera e vërtetë është sjellja e punëtorëve me njohuri dhe talent që do të ndihmojë të ndërtojnë komunitetet tona, përmes punës vullnetare dhe ta bëjnë ekonominë tonë më të qëndrueshme dhe të larmishme”.

Lexo edhe :  Lufta në Gaza, Papa telefonon presidentin e Autoritetit Palestinez

Koronavirus në Hawaii – “Hawai aktualisht ka nivelin më të ulët për frymë të infeksioneve Covid në SHBA. Kjo gjithashtu e bën atë një nga vendet më të sigurta për të jetuar dhe punuar”, sigurojnë krijuesit e programit. Të dhënat deri më tani, raportojnë se Hawaii ka regjistruar mbi 18,000 raste me koronavirus dhe më shumë se 200 vdekje./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV