Nuk dini çfarë të lexoni për festat? Ju ndihmojmë me 5 titujsh librash

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Leximi ndikon në shumë mënyra në mendjet dhe jetët tona. Në nivelin fiziologjik, është dëshmuar shkencërisht se leximi aktiv është i aftë të rritë lidhjen e neuroneve. Në anën tjetër, në aspektin emocional, leximi është dëshmuar se e përmirëson aftësinë tonë për t’i stimuluar gjendjet mendore të të tjerëve, për të qenë më të mëshirshëm dhe më të kuptueshëm ndaj tjerëve. Dhe pikërisht koha e pushimeve dimërore është ajo më e përshtatshmja për të lexuar librat që ju sjellin vërtet qetësi. Më poshtë po ju rendisim pesë titujsh librash të cilët mund t’i lexoni për festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të ri.

1. Të mos festosh Krishtlindjet- nga romancieri amerikan John Grisham. Imagjinoni një vit pa Krishtlindje! Pa zbukurime në derë, pa festa në zyrë, pa darkën e zakonshme në shtëpi me miq, pa dhurata. Këtë kishin në mendje Luther dhe bashkëshortja e tij Nora, kur vendosën që një vit të vetëm të arratisen për pushime në Karaibe në kohë Krishtlindjesh. Por, ata nuk e kishin menduar kurrë se të mos festosh Krishtlindjet mund të sjellë kaq shumë pasoja…

2. Harry Potter dhe Guri Filozofal- J. K. Rowling (në fakt, çdo seri e magjistarit Harry Potter është e mbushur me magji Krishtlindjesh!). Lexoni për Krishtlindjet e para të djaloshit Potter në Hoguarst. Do t’ju habitë pamasë salla e madhe e shkollës e zbukuruar si jo më mirë për festë dhe tryeza plot me ushqime magjike të lloj-llojshme. 12 pemët gjigande janë të hijeshuara me heje akulli dhe qirinj vezullues që ndizen me magji, s’do mend. Magjisë që duket në ajër, shtojini edhe një grimcë magjie, nga ajo e vërteta!

Lexo edhe :  Jeff Bezos “dëbohet” nga venecianët, dasma luksoze zhvendoset pas protestave

3. Një këngë Krishtlindjesh- Charles Dickens. Plaku gërnjar Ibenezer Skruxh nuk besonte tek shpirti i Krishtlindjeve, nuk besonte as tek fjalët e nipit të tij zemërmirë Fredit, se “Krishtlindjet janë kohë e shenjtë dhe e hareshme, që duhet festuar patjetër me njerëzit e dashur”, derisa fantazmat e Krishtlindjeve të Shkuara, të Tashme dhe të Ardhme, i tregojnë sa shumë kishte humbur duke mos gëzuar me familjen e tij. Ditën Krishtlindjeve ndodh një mrekulli: Ibenezer Skruxh bëhet i dashur dhe i mirë.

4. Dhurata- Cecilia Ahern. Ky mund të quhet versioni modern i romanit të Dickens-it, Një këngë Krishtlindjesh, por që vendoset në Dublinin e ditëve të sotme. Lou Sufern është një ekzekutiv jashtëzakonisht i suksesshëm dhe ambicioz, i cili ka vetëm një të metë: vë punën para gjithçkaje, madje edhe para familjes dhe Krishtlindjeve…deri në momentin kur një i pastrehë i ofron pilulën me aftësi klonuese. Dhuratë pak e çuditshme, hë?!

5. Lartësitë e Stuhishme– Emily Brontë. Në dimrin e ashpër të vitit 1801, Ludvik Lokud merr në pronësi një banesë pranë vilës Lartësitë e Stuhishme. Kureshtar nga çka sheh përreth, i kërkon shërbyeses të shtëpisë, Nelit, t’i tregojë historinë e vilës madhështore dhe pronarëve të mëparshëm, të cilën Lokud e përmbledh në formën e një ditari. Historia komplekse e Hithklifit dhe e banorëve të tjerë të fermës Lartësitë e Stuhishme, e rrëfyer sipas stilit Brontë, është romani që do t’ju mbajë pranë zjarrit ditët e festave./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Shkodër, mjeti përplaset me një motor, plagoset 16- vjeçari

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme, ku një automjet ka humbur drejtimin dhe ka dal nga rruga, duke...

Skandali me fondet e BE, ministri grek dhe 3 zv/ministrat japin dorëheqjen

Ministri grek i Emigracionit Makis Voridis dhe tre zëvendësministra kanë dhënë pasditen e së premtes dorëheqjen pas skandalit me fondet e keqmenaxhuara të BE...

Theth, 33 vjeçari bën “shoshë” makinën! Policia niset me urgjencë

Një ngjarje që mund të kishte marrë përmasa edhe më të rënda është parandaluar nga efektivët e Krimeve të Rënda në Shkodër. Bëhet fjalë...

Paketa e re rinore: Pagesë për 600 persona, kontratë pune për 250 më të mirët

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët ka shpallur hapjen e Thirrjes së X-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, një nismë konkrete...

Dekada e kredive: ndërtojmë, blejmë, udhëtojmë me lekët që nuk i kemi

Shqiptarët po trokasin më shpesh në dyert e bankave këtë vit për kredi. Muajin e shkuar ata morën 34.4 miliardë lekë hua nga 33.5...

Lajme të tjera

Web TV