Jep dorëheqjen kryeministri i Rumanisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri rumun pro-perëndimor, Ludovic Orban, ka thënë dorëheqje pasi Partia Liberale Kombëtare doli e dyta në zgjedhjet parlamentare në fundjavë, pavarësisht se parashikimet kanë qenë se do të mbetet në pushtet.

Dorëheqja e tij ka ardhur pas rritjes më të madhe sesa është menduar të opozitës së majtë. Mediat vendase bëjnë me dije se nga 96% e votave të numëruara social-demokratët që kanë dominuar politikën rumune prej rënies së komunizmit kanë fituar 30 për qind të votave, derisa partia e Orbanit ka rreth 5 për qind më pak të votave.

Orban në një deklaratë për mediat ka thënë se do të largohet duke e ditur se ka përmbushur detyrimet e tij. Ndërkohë pritet që presidenti Klaus Iohannis të zhvillojë konsultime me partitë që kanë fituar qasje në parlament për të emëruar kryeministrin e ri.

Megjithatë, Social-Demokratët do të kenë mungesë të aleatëve në parlamentin e ti dhe Iohannis – ish-lider i Partisë Liberale Kombëtare dhe kritik i ashpër i Social-Demokratëve ka thënë se këta të fundit do të mbesin “jashtë procesit të vendimmarrjes politike” dhe Rumania do të ketë një qeveri të re të qendrës.

Iohannis ka thënë paraprakisht se nuk do të dëshironte që Social-Demokratët të ktheheshin në qeveri gjatë mandatit të tij, që skadon më 2024. Pjesëmarrja në këto zgjedhje ka qenë 33 për qind. Rumania konsiderohet si një prej vendeve më të varfra në Bashkimin Evropian.

Miliona qytetarë rumunë janë zhvendosur jashtë këtij shteti viteve të fundit, në kërkim të një jete më të mirë.

 

Të fundit

Tronditet Londra, 9-vjeçarja qëllohet me plumb në kokë

Një 9-vjeçare është qëlluar me plumb në kokë me armë zjarri si pasojë e përplasjes mes bandave turke në...

Salianji me parti të re, plan serioz apo… porosi e doktorit?

YLLI PATA - Nga mjediset e reporterëve që përcjellin “zhvillimet” në selinë e PD-së, ka dalë çuditshëm një lajm, sikur Ervin Saljanji po zhvillon...

Teuta përforcon repartin e mesfushës, zyrtarizohet Ardit Toli

Teuta vijon me përforcimet në merkaton e verës. Së fundmi, klubi bregdetar ka zyrtarizuar afrimin e Ardit Tolit. Mesfushori që sezonin e kaluar ishte pjesë...

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Gjirit të Lalëzit

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës po vijon kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin...

Nis gara për të ndalur “gënjeshtrat” e inteligjencës artificiale

Kompani të mëdha si Google, Amazon, Cohere dhe Mistral po punojnë për të reduktuar “halucinacionet” në modelet e mëdha gjuhësore, një nga pengesat më...

Lajme të tjera

Web TV