Kanadaja aprovon vaksinën Pfizer për përdorim

“Health Canada” ka aprovuar vaksinën Pfizer-BioNTech kundër COVID-19 për përdorim në këtë vend.

Është një moment kritik në luftën e Kanadasë kundër coronavirusit pasi është vaksina e parë që merr dritën e gjelbër.

Agjencia federale e shëndetit e ka konsideruar vaksinën efektive dhe të sigurt për përdorim në vend, që do të thotë se ekipi përgjegjës për shpërndarjen e vaksinave tani mund të fillojë procesin e administrimit të tyre.

“Health Canada ka përcaktuar se vaksina Pfizer-BioNTech plotëson kërkesat e rrepta të Departamentit për sigurinë, efikasitetin dhe kërkesat e cilësisë për përdorim në Kanada”, njoftoi “Health Canada” ndërsa zbardhi edhe një sërë dokumentesh në lidhje me vendimin.

Theksojmë se kanadezët bëhen shteti i dytë në botë që aprovon vaksinën e kompanisë Pfizer pas Britanisë së Madhe.

Kanadaja deri më tani ka regjistruar mbi 433 mijë të infektuar me virus ndersa 12931 persona kanë vdekur.
l.m/Fjala.al