Vllaznia, Brdariçi dhe Imeri, të kënaqur me pikët, të pakënaqur me fushën e lojës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke folur pas triumfit 3-0 të arritur ndaj Kastriotit në Kamëz , trajneri i Vllaznisë, Brdariç dhe futbollisti Demir Imeri, shprehën kënaqësinë për 3 pikët, por edhe pakënaqësinë për fushën e lojës.

“Çdo ndeshje është shumë e vështirë, – ka deklaruar gjermani i stolit shkodran. – E kemi marrë shumë seriozisht, e treguam këtë sot në fushë.”
“Ajo që më pëlqen më shumë te kjo Vllazni është puna e grupit, – ka vijuar ish-futbollisti i njohur. – Kemi akoma për të bërë më mirë.

Jemi duke u rritur si skuadër. Kastrioti ishte një skuadër shumë e fortë. Po kënaqemi shumë qe jemi në vendin e parë.” Ndërkaq, Imeri u shpreh i lumtur që fitorja u arrit që në 45 minutat e para.

“Fusha ishte shumë e vështirë”, – ka deklaruar futbollisti i Vllaznisë. “Në pjesën e dytë fusha, ishte skandaloze, – ka vijuar ai. – Në pjesën e parë e goditëm në çdo moment Kastriotin dhe e mbyllën. Në pjesën e dytë, nuk mund të flitej për futboll.”

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV