FIFA shpall listën paraprake për çmimet “The Best”, njihen kandidaturat kryesore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njihen 3 kandidaturat për çmimet kryesore të femrave dhe meshkujve, si dhe 55 emrat e “11-shes” së vitit. Edhe pse ka qenë një vit i vështirë për futbollin, FIFA ka vijuar me traditën e saj të vlerësimit të atyre që spikatën në fushat e blerta.

Organizmi që qeveris futbollin botëror, FIFA, ka shpallur të premten pasdite edhe listën paraprake të kandidaturave për çmimet vjetor të saj, të njohura ndryshe si Çmimi “Më i Miri” (The Best).

Sa i përket futbollit të femrave, 3 kandidaturat për portieren më të mirë, janë francezja Sarah Buhadi, kiliania Kristian Endler dhe amerikania Alisa Naher, për lojtaren më të mirë janë anglezja Lusi Bronzë, danezja Pernillë Harder dhe francezja Uendi Renar, ndërsa për trajneren më të mirë kandidate janë anglezja Ema Hejs, francezi Zhan-Lu Vasjër dhe holandezja Sarina Vajgman.

Ndërkaq, sa i përket futbollistit më të mirë, 3 kandidatët janë portugezi Kristiano Ronaldo, polaku Robert Levandovski dhe argjentinasi Lionel Mesi.
Po kështu, për Çmimin e trajnerit më të mirë kandidat është argjentinasi Marselo Bielsa i Lids Junajtid, gjermani Hans-Diter Flik i Bajernit të Mynihut dhe gjermani Jürgen Klop i Liverpulit. Sa përket çmimeve të tjera, për portierin më të mirë janë kandidatë braziliani Alison Beker i Liverpulit, gjermani Manuel Nojer i Bajernit të Mynihut dhe slloveni Jan Oblak i Atlétiko i Madridit, kurse për golin më të mirë, Çmimin “Pushkásh”, kandidaturat janë uruguaianët Giorgian De Arraskaeta dhe Luis Suarez, koreanojugori Son Heung-min.
Ndërkaq, FIFA ka publikuar listën e gjerë të kandidatëve për 11-shen e vitit.

Janë 55 kandidatët më të votuar për të zënë një vend në ekipin e vitit, që do të zbulohet të enjten e 17 dhjetorit. 55 futbollistët më të votuar u zbuluan pas votave të futbollistëve profesionistë nëpër klube të ndryshme.

FIFA ka zbuluar se atyre u është kërkuar që të votojnë për portierin, 3 mbrojtës, 3 mesfushorë dhe 3 sulmues, ndërsa vendi tjetër i zbrazët do të plotësohet me futbollistin që do të ketë më shumë vota, qoftë mbrojtës, mesfushor apo sulmues.

Lexo edhe :  Inter nuk gabon në transfertën e Cagliarit, zikaltërit triumfojnë me lehtësi në Sardenjë

Lista e 55 kandidatëve:

Portierë
Alisson Becker (Liverpool FC, Brazil)
Thibaut Courtois (Real Madrid, Belgium)
David de Gea (Manchester United, Spain)
Gianluigi Donnarumma (AC Milan, Italy)
Moraes Ederson (Manchester City, Brazil)
Hugo Lloris (Tottenham Hotspur, France)
Keylor Navas (Paris Saint-Germain, Costa Rica)
Manuel Neuer (FC Bayern Munich, Germany)
Jan Oblak (Atletico Madrid, Slovenia)
Marc-Andre ter Stegen (FC Barcelona, Germany)

Mbrojtës
David Alaba (FC Bayern Munich, Austria)
Jordi Alba (FC Barcelona, Spain)
Toby Alderweireld (Tottenham Hotspur, Belgium)
Trent Alexander-Arnold (Liverpool FC, England)
Dani Alves (Sao Paulo, Brazil)
Jerome Boateng (FC Bayern Munich, Germany)
Alphonso Davies (FC Bayern Munich, Canada)
Virgil van Dijk (Liverpool FC, The Netherlands)
Kalidou Koulibaly (SSC Napoli, Senegal)
Matthijs de Ligt (Juventus FC, The Netherlands)
Marcelo (Real Madrid, Brazil)
Sergio Ramos (Real Madrid, Spain)
Andrew Robertson (Liverpool FC, Scotland)
Thiago Silva (Chelsea, Brazil)
Raphael Varane (Real Madrid, France)

Mesfushore
Thiago Alcantara (FC Bayern Munich, now Liverpool), Spain)
Dele Alli (Tottenham Hotspur, England)
Sergio Busquets (FC Barcelona, Spain)
Casemiro (Real Madrid, Brazil)
Philippe Coutinho (FC Bayern Munich, now FC Barcelona, Brazil)
Kevin De Bruyne (Manchester City, Belgium)
Bruno Fernandes (Manchester United, Portugal)
Leon Goretzka (FC Bayern Munich, Germany)
Jordan Henderson (Liverpool FC, England)
Frenkie de Jong (FC Barcelona, The Netherlands)
N’Golo Kante (Chelsea FC, France)
Toni Kroos (Real Madrid, Germany)
Joshua Kimmich (FC Bayern Munich, Germany)
Luka Modric (Real Madrid, Croatia)
Thomas Muller (FC Bayern Munich, Germany)

Sulmues
Sergio Aguero (Manchester City, Argentina)
Pierre-Emerick Aubameyang (Arsenal, Gabon)
Karim Benzema (Real Madrid, France)
Serge Gnabry (FC Bayern Munich, Germany)
Erling Haaland (Borussia Dortmund, Norway)
Zlatan Ibrahimovic (AC Milan, Sweden)
Harry Kane (Tottenham Hotspur, England)
Robert Lewandowski (FC Bayern Munich, Poland)
Sadio Mane (Liverpool FC, Senegal)
Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain, France)
Lionel Messi (FC Barcelona, Argentina)
Neymar Junior (Paris Saint-Germain, Brazil)
Cristiano Ronaldo (Juventus, Portugal)
Mohamed Salah (Liverpool FC, Egypt)
Son Heungmin (Tottenham Hotspur, South Korea)

l.m/Fjala.al

Të fundit

Dy shenjat e horoskopit që lënë tersin pas! 2025 do të jetë viti i tyre plot suksese

Të gjitha shenjat e zodiakut kanë përjetuar ulje-ngritjet e tyre në vitin 2024, por viti i ri sjell një...

WSJ: Alkooli edhe në sasi të vogla shkakton probleme serioze

Edhe pse gjithnjë e më shumë njerëz po e quajnë veten të matur dhe kureshtarë ose po provojnë zëvendësues të alkoolit të mbrojtur nga...

Futbolli në zi, ndërron jetë ish-lojtari i kombëtares

Ish-futbollisti i Torinos dhe Xhenoas, Aldo Agropi, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Në karrierën e tij si futbollist ka veshur pesë herë fanellën e...

Gerta shpërthen ndaj Livias! “Tjetri i martuar, ndërkohë ti…”

Tensionet vazhdojnë të rriten brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ndërsa një debat i ashpër mes Livias dhe Gertës mori një kthesë emocionuese. Gerta...

Mbrojtja në 2025, rritje e pagave për ushtarakët dhe ringritje e industrisë ushtarake

Buxheti i vitit 2025 për mbrojtjen parashikon një total prej 52,7 miliard lekësh, që përbën një rritje prej 4,6% krahasuar me vitin 2024. Ky është...

Lajme të tjera

Web TV