Lamtumira e Oto Bariçit, presidenti i FSHF-së, Duka: Ekspert dhe mik!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka reaguar pas lajmit të hidhur të ndarjes nga jeta të ish-trajnerit të Kombëtares, Oto Bariç.

Në mesazhin e publikuar në profilin e tij në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar shprehet se Bariçi ka qenë një nga trajnerët më të mirë që ka pasur Shqipëria dhe ka lënë mbresa e kujtime të pashlyera gjatë eksperiencës së tij në stolin kuqezi.

“Mësova me trishtim lajmin për ndarjen nga jeta të ish-trajnerit të Shqipërisë dhe mikut tonë, Oto Bariç. Ai ka qenë një nga trajnerët më të mirë që ka patur Shqipëria. Padyshim një ekspert, por dhe një njeri shumë i mirë.

Koha që bashkëpunuam kur ai drejtoi kombëtaren e Shqipërisë, ka lënë mbresa dhe kujtime të pashlyera. Kam pasur gjithmonë vlerësimin maksimal për të. E kam thënë në shumë ambiente, por e them përsëri, kam mësuar shume nga bashkëpunimi me Oton në të gjitha këndvështrimet.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, Federatën Kroate të Futbollit dhe miqtë e tij të shumte. Gjithmonë i paharruar, Oto!”, – përfundon Presidenti Duka në reagimin e tij.

Të fundit

A ka dështuar marrëveshja e migracionit Itali-Shqipëri?

Gjithçka i është rikthyer normalitetit në Gjadër dhe Shëngjin. Një vit pasi parlamenti shqiptar votoi pro marrëveshjes së debatueshme...

A është Gjermania në prag të një kthese politike?

Më 23 shkurt zhvillohen zgjedhjet e parakohshme për Bundestagun. Migracioni dhe ekonomia kanë qenë temat kryesore të fushatës. CDU/CSU kryeson në sondazhe dhe premton...

“Hap sytë”/Surprizë për Eglin nga motra e saj. Çfarë i tha ajo?

Një moment emocionues ndodhi gjatë spektaklit Prime të kësaj të shtune në “Big Brother VIP 4”, ku Egli u takua me motrën e saj,...

“Travel Radar”: Shqipëria, perla e fshehur evropiane!

“Futurimet direkte nga Londra në Tiranë kushtojnë deri në 15 paund. “Wizz Air” po e bën më të lehtë se kurrë zbulimin e kësaj...

Karamuço: Shkodra, Tirana dhe Lezha, epiqendrat e krimit zgjedhor

Profesori i Kriminalistikës Ervin Karamuço shprehet se lidhja e krimit me politikën për të ndikuar në vullnetin e votuesve është një fenomen i denoncuar...

Lajme të tjera

Web TV