Policia gjobit 1378 qytetarë, nuk zbatuan masat anti-Covid ditët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në ditët që kemi lënë pas, policia ka gjobitur 1,378 qytetarë që nuk kanë zbatuar masat anti-Covid.

Policia e shtetit njofton se, 1, 334 qytetarë janë ndëshkuar me nga 3.000 lekë për mosvendosjen e maskës mbrojtëse, 6 të tjerë  janë ndëshkuar me nga 700.000 lekë, pasi nuk zbatuan vetë-karantinimin e detyrueshëm, 2 administratorë biznesesh janë ndëshkuar me nga 1.000.000 lekë, pasi ushtronin aktivitetin në subjektet e tyre, në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

Edhe 36 persona janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, pasi u kapën duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 29 persona që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit.  Pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me 3.000 lekë gjobë dhe më pas janë lënë të lirë.

Të fundit

Ministri Balla mesazh në ditën ndërkombëtare të Diasporës: Të ruajmë identitetin kombëtar

Në ditën ndërkombëtare të diasporës, Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla priti në një takim Këshillin Kombëtar...

Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve/ Thirrja e Bashës: Në 11 maj bëhuni pjesë e ndryshimit

Në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, Lulzim Basha, ka përcjellë një mesazh mirënjohjeje për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, duke i cilësuar si ambasadorët më të...

Ja si u arratis Assad nga Siria! Nga përdorimi i 2 avionëve tek ndihma e Turqisë

Plani i fluturimit të avionit që më 8 dhjetor nxori nga Siria ish-presidentin dhe diktatorin Bashar al-Assad kaloi gjithashtu përmes Brukselit në tavolinat e Eurocontrol, agjencia...

Dha ryshfet dhe ndikoi në mënyrë të paligjshme ndaj gjyqtarit, dënohet Sarkozy

Gjykata e Apelit në Francë ka konfirmuar një vendim kundër ish-presidentit Nicolas Sarkozy për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm, duke e urdhëruar atë të...

Mbledhje e përbashkët Kuvendi me Kosovës dhe Shqipërisë, pjesë e saj dhe Edi Rama

Shqipëria dhe Kosova do të bëhen bashkë në mbledhjen e përbashkët plenare të Kuvendeve respektive, të premten më 20 dhjetor. Të pranishëm në këtë takim...

Lajme të tjera

Web TV