Vijon tubimi i qetë/ Protestuesit largohen nga kryeministria dhe rikthehen në shesh

Zhvillohet protesta e 6-të në Tiranë, por thirrjes i janë përgjigjur vetëm disa qytetarë, të cilët janë mbledhur në sheshin ‘Skëndërbej’ dhe më pas kanë marshuar dhe janë mbledhur para Kryeministrisë

Protestuesit qëndruan vetëm 20 minuta te Kryeministria dhe u rikthyen sërish në qendër.

Ata qëndrojnë në grumbull, të qetë dhe pa bërë thirrje apo shkaktuar tensione të ndryshme.

Ndërkohë që pranë ministrive ka efektivë të shumtë policie që qëndrojnë në gatishmëri.

Pa.Va/Fjala.al