Çështja “Çinari”/ Zhvillohet seanca në CAS, Partizani del me njoftim zyrtarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partizani zhvilloi sot “ndeshjen” më të rëndësishme të këtij sezoni dhe jo vetëm, në një kohë kur FIFA i ka bllokuar merkaton për dy sesionet e radhës teksa kanë konstatuar parregullsi në transferimin e Eraldo Çinarit.

Të kuqtë u përballen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në një çështje ku përfshihen katër palë, një seancë kundër Vllaznisë, Çinarit, FIFA-s dhe Istras.

Klubi i Partizanit u përfaqësua nga drejtori i përgjithshëm Olsi Rama si dhe avokati i mirënjohur Juan de Dios Crespo Peres dhe zyra e avokat Antonio Conte.

Me anë të një reagimi në faqen zyrtare, klubi i Partizanin bën me dije se vendimi përfundimtare pritet të merret brenda muajit dhjetor.

Pranë KAS të Lozanës është zhvilluar sot online, si pasojë e situatës COVID 19, seanca e programuar gjyqësore për çështjen Erald Çinari. Në komunikimin me panelin e KAS palët kanë paraqitur të gjitha pretendimet e tyre, si dhe janë dëgjuar deklaratat e dëshmitarëve të përfshirë në këtë proçes.

FK Partizani është përfaqësuar në këtë seancë gjyqësore online, nga Drejtori i Përgjithshëm Olsi Rama, si dhe avokati i mirënjohur Juan de Dios Crespo Peres dhe zyra e avokat Antonio Conte.

Ky grup ka punuar intesivisht përgjatë gjithë kësaj periudhe për përgatitjen sa më efikase të mbrojtjes dhe demonstrimit të pafajësisë sonë. Pritet që vendimi nga KAS të merret brenda muajit dhjetor“, thuhet në njoftim./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Kredia për shtëpi nuk do merret lehtë, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

Banka e Shqipërisë pret që kërkesa e qytetarëve për kredi hipotekore të bjerë. Politikat e reja për kreditimit dhe situata ne...

Horoskopi ditor, 9 Gusht 2025

Dashi Ka mundësi qe një pjese e atyre qe janë ne një lidhje te kalojnë një dite goxha te vështirë sot. Ne këtë grup do...

viti 681/Bullgaria, themelimi i shtetit pas fitores mbi bizantët

Historia e Bullgarisë si shtet fillon në vitin 681, kur bullgarët – një popull turko-altaik i udhëhequr nga khani Asparuh – kalojnë lumin Danub...

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në aeroportin Zhukovsky pranë Moskës, gjë...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Lajme të tjera

Web TV