OKB: 16 milionë afganë do të kenë nevojë për ndihmë humanitare në 2021

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se edhe pesë milionë afganë  do të kenë nevojë për ndihmë vitin e ardhshëm, për shkak të pandemisë COVID-19 dhe rritjes së konflikteve.

Nevoja po rritet dhe “fondet janë urgjentisht të nevojshme”, tha ndihmësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për çështje humanitare, Ramesh Rajasingham.

Ai tha se situata do të përkeqësohet edhe nga dimri i ashpër që zakonisht përjeton Afganistani.

Rajasingham kujtoi se OKB ka kërkuar mbështetje për rreth 11 milionë afganë në vitin 2020, ndërsa për vitin e ardhshëm, kjo shifër mund të rritet në rreth 16 milionë.

Afganistani është në luftë që nga viti 2001. Forcat qeveritare janë duke negociuar me militantët talibanë për arritjen e një marrëveshjeje për paqe.

Por, pavarësisht bisedimeve, dhuna vazhdon.

Të martën, së paku 3 njerëz kanë humbur jetën nga shpërthimi i një bombe në Kabul. Në mesin e të vrarëve ka qenë edhe zëvendësguvernatori i provincës së Kabulit, Mahbobullah Mohibi.

Në muajin tetor, misioni i Kombeve të Bashkuara në Afganistan (UNAMA) ka thënë se 2,117 civilë janë vrarë dhe 3,822 janë plagosur në nëntë muajt e parë të këtij viti.

Të fundit

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Lajme të tjera

Web TV