Ndodh mrekullia në Turqi, vajza 2 vjeç nxirret e gjallë nga rrënojat!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është konsideruar si mrekullia që erdhi nga nënrrënoja e tërmetit shkatërrimtar në Turqi. Një vajzë 2-vjeçare është nxjerrë e gjallë pas 24 orësh, si rezultat i punës së ekipeve shpëtuese.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë kërkimet nën rrënojat e ndërtesës, e cila u shkatërrua në lagjen ‘Mustafa Pasha’, pas tërmetit me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter, në rrethin Sivrice të Elazig.

Vogëlushja ndodhej nën rrënoja së bashku me nënën e saj, ndërsa vetëm pas 24 orësh ekipet e kërkim-shpëtimit arritën të shkonin tek ato, teksa dëgjuan zërin e gruas, duke bërë me të një bisedë mjaft emocionuese.

Personeli i kërkim shpëtimit tha: “Ne jemi këtu, po vijmë. Do të shpëtojmë. Mirë, po vijmë, a na shihni ne? Mirë, do të vijmë. A jeni me fëmijën? Pastaj gruaja flet: “Shpejt. Unë nuk mund të qëndroj akoma këtu. Ejani për hir të Allahut. Unë shoh dritën. Ju lutem, shpejt”, u përgjigj ajo.

Duke vazhduar përpjekjet e tyre për të shmangur dëmtimin e gruas dhe fëmijës, ekipet shpëtuan vajzën 2-vjeçare dhe nënën e saj nga rrënojat. Ndërkohë, ekipet vazhdojnë të punojnë për të shpëtuar jetë të tjera.

Numri i viktima sa vjen e rrite ndërsa frika dhe panikun kanë mbërthyer gjithë popullsinë e zonës së prekur nga tërmeti shkatërrues. n.k/Fjala.al/

Të fundit

Aksident tragjik në Athinë, humb jetën 22-vjeçarja nga Vlora

Një 22-vjeçare shqiptare ka humbur jetën nga një aksident tragjik në Athinë. Izabela Kuteli, me origjinë nga Dukati i...

“Putin do sulmojë me mbi 2 mijë dronë”, gjenerali paralajmëron rrezikun për Ukrainën

Rusia po planifikon të sulmojë me mbi 2 mijë dronë Ukrainën. Këtë fakt e ka bërë të ditur gjenerali gjerman Christian Freuding në një...

1973 – Vrasja e gabuar në Lillehammer, Mossadi gaboi shënjestrën

Më 21 korrik 1973, qyteti i qetë Lillehammer në Norvegji u bë papritur skena e një operacioni të errët dhe të dështuar të shërbimit...

U martua për t’i bërë “bisht” ushtrisë, Agroni përballet me “gruan e harruar”

“Çfarë është kjo grua që më nxirrni pas 30 viteve?! Po ik ore me gjithë atë Valentinën, të shikojë jetën e saj, se edhe...

Shtëpia e Bardhë irritohet me Netanyahun: Si një fëmijë që nuk di si të sillet

Shtëpia e Bardhë thuhet se është e irrituar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu pas sulmeve në Siri dhe bombardimit të Kishës Katolike të Familjes...

Lajme të tjera

Web TV