18 dhjetor 1981, vdekja e Mehmet Shehut, kryeministri që drejtoi për 28 vite

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ai vazhdon të cilësohet si kryeministri me jetëgjatësi në historinë 108-vjeçare të shtetit shqiptar. Drejtoi ekzekutivin për afro 28 vite më radhë. Pas Enver Hoxhës, pretendohej se Mehmet Shehu ishte zëvendësi absolut i tij, duke u karakterizuar si njeri i vendosur, me parime dhe strateg ushtarak.

I lindur më 10 janar 1913, në Çorrush të Mallakastrës, ai shfaqi zgjuarsi që në fëmijëri. Si i tillë, u dërgua në Shkollën Teknike amerikane të Harri Fultzit në Tiranë, të cilën e përfundoi në vitin 1932. Kjo shkollë i shërbeu si një “trampolinë” për t’u hedhur më pas në Akademinë Ushtarake të Napolit, edhe pse nuk arriti ta përfundojë, pasi u përjashtua pak para diplomimit për motive politike. Në Shqipëri për një kohë të shkurtër me qëllimin e vetëm që të shkonte në Spanjë, ku mori pjesë në luftimet e internacionalistëve gjatë viteve 1937-1939.

Pas Luftës së Spanjës, Mehmet Shehu do të provonte internimin në Francë, të cilin e vuajti deri më 1942, vit kur edhe u rikthye në Shqipëri. Shumë shpejt do të lidhej me Lëvizjen Nacionalçlirimtare dhe ende pa u mbushur viti, ai zgjidhet me shumicë votash kandidat i Komitetit Qendror i Partisë Komuniste të Shqipërisë. Me krjimin e Brigadës së Parë në Vithkuq, Mehmet Shehu merr komandën e saj. Me organizimin e Këshillave Nacionalçlirimtarë, ai zgjidhet anëtar i tyre gjatë Kongresit të Përmetit dhe në nëntor 1944 gëzon funksionin e plotë të komandantit të Divizionit të parë Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Në vitet 1946-1947 Mehmet Shehu u emërua si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.

Duke patur këtë pozicion të lartë, ai nisi një specializim në Bashkimin Sovjetik, duke kryer Akademinë e Lartë Ushtarake “Voroshillov”. Në Kongresin e Parë të PKSH-së (1948), pas goditjes së grupit të Koçi Xoxes, ai mori postin e Ministrit të Brendshëm, duke u zgjedhur anëtar i Byrosë Politike dhe njëkohësisht zv/kryeministër. Nga viti 1954- 1981 Mehmet Shehu ishte numri një i qeverisë shqiptare, pra kryeministër i Shqipërisë dhe në disa periudha (1974-1979) edhe ministër i Mbrojtjes Popullore.

Lexo edhe :  A ka agjentura të huaja sot në Tiranë ?

Në fund të dhjetorit 1979, ai zëvendësoi Hysni Kapon si sekretar i KQ të PPSH-së. Por edhe pse dukej se tashmë Mehmet Shehu ishte më i fortë se kurrë, dy vite më pas ndodh krejt e kundërta. Fillimisht ai merr disa “goditje” të lehta, ndërsa më 17 dhjetor 1981, Mbledhja e Byrosë Politike ishte fatale për të. Një ditë më pas, mediat shtetërore japin lajmin e thatë: “Vdiq Mehmet Shehu!”.

Kreu i qeverisë komuniste kishte pak orë që kishte ndërruar jetë dhe në dijeni ishin vetëm Byroja Politike e përbërë nga 13 anëtarë. Megjithatë, problemi nuk ishte te udhëheqësit dhe mënyra se si do ta prisnin ata vdekjen e kryeministrit, por te masa e thjeshtë, populli. Për këtë arsye, dy mjetet kryesore të komunikimit masiv, Televizioni Shqiptar dhe gazeta “Zëri i Popullit”, morën udhëzimet përkatëse për dhënien e lajmit. Ndërkohë që Blloku “ziente” nga brenda, në dukjen mediatike flitej për rendimentet, aksionet për ndërtimin socialist të vendit, madje u shfaq edhe  një komedi e njohur e Teatrit Popullor, “Ushtari i mirë Shvejk”.

Ora 18.00. Në lajmet e para të mbrëmjes folësi i “Tiranës”, shfaqet me fytyrë pak më serioze se netët e tjera. Kronikën kryesore padyshim e zinte vdekja e kryeministrit Mehmet Shehu, duke dhënë edhe shkaqet. Teksa lexoi komunikatën e përgatitur nga lart, theksoi “vetëvrasje”, duke vijuar pastaj motivin “pas një krize nervore”. E gjithë kronika nuk ka zgjatur më shumë se një lajm i zakonshëm 30-40 sekondësh, i cili është pasur menjëherë nga një varg kronikash që ishin në kuadër të diskutimeve dhe vendimeve të Byrosë Politike që ishin marrë gjatë punimeve të Kongresit të Tetë.

Të fundit

Përplasja Zelensky – Trump! Reagon Musk: E shkatërroi veten para syve të amerikanëve!

Debatet e ashpra mes Presidenti Donald Trump dhe Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky u bënë shkak për anulimin e një konference...

Bojkoti i supermarketeve në Ballkanin Perëndimor, në Shqipëri asnjë reagim!

Një kilogram gjalpë, prodhim vendi, kushton në Shqipëri rreth 15 euro. Po ashtu edhe në Malin e Zi dhe në Kosovë, rreth 15 euro. Në Maqedoninë e Veriut...

Shpërthen në flakë treni që transportonte karburant, 29 ekipe zjarrfikëse në terren

Një zjarr i madh shpërtheu në pesë vagonë treni që transportonin benzol në rajonin Olomouc të Çekisë, duke shkaktuar një alarm të veçantë nga...

Diaspora drejt rekordeve? Mbi 200 mijë votues të regjistruar për zgjedhjet e 11 majit

Në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) që nga 11 janari deri sot kanë bërë kërkesë për t’u regjistruar, për të marrë pjesë në zgjedhjet...

Trump-Zelensky, 20 minuta debat me tone të larta/ Reagon Moska: Historike!

Pas përplasjes mes presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka ardhur reagimi i parë nga...

Lajme të tjera

Web TV