Kanosi me pistoletë të riun në mes të tregut, pranga 32-vjeçarit në Berat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 32-vjeçar në Berat ka rënë në prangat e policisë pasi ka kërcënuar një të ri dhe më pas ka tentuar që të largohet. Në pranga ka rënë A. L., 32 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “30 Vjetori”, te tregu i mallrave të përdorura, ka kanosur për motive të dobëta, me armë zjarri pistoletë, shtetasin E. P., 26 vjeç, banues në lagjen “Jani Vruho”, Berat (i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike).

32-vjeçari, kur ka parë shërbimet e Policisë ka tentuar të largohet me shpejtësi, por është kapur pas disa minutash ndjekjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosja” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë/ Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës të...

Mediat greke: Mbi 11 mijë banorë të Santorinit janë larguar nga ishulli

Banorët e Santorinit po largohen masivisht nga ishulli pas lëkundjeve të vazhdueshme sizmike që kanë tronditur zonën. Sipas raportimeve nga mediat greke, mbi 11...

Administrata Trump harton urdhrin ekzekutiv për të eliminimin e Departamentit të Arsimit

  Administrata Trump ka filluar hartimin e një urdhri ekzekutiv që do të nisë procesin e eliminimit të Departamentit të Arsimit, masa e fundit e...

UEFA zyrtarizoi organizimin e Europianit U-21 mes Shqipërisë dhe Serbisë, reagojnë TKkZ

Shqipëria dhe Serbia do të organizojnë Euro u-21 në 2027. Tifozat Kuq e Zi nuk e kanë pritur mirë këtë vendim, teksa kanë reaguar...

Për herë të parë në 35 vite, në Elbasan nuk pati asnjë vrasje gjatë 2024-ës

Për herë të parë në 35 vite, gjatë 2024-ës në Elbasan nuk ka pasur asnjë vrasje. Ishte Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir...

Lajme të tjera

Web TV