“Simfonia e Deteve”, gjithçka mbi anijen më të madhe në botë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kroçiera më e madhe në botë ka kushtuar 1,35 miliardë dollarë mund të mbajë në bord 6680 persona, duke përjashtuar ekuipazhin, i cili arrin deri në 2200 persona.

Pasagjerët e anijes mund të kalojnë orët dhe ditët duke shijuar një nga 22 restorantet dhe 40 baret të ndërtuar aty, ku në njërin shërben edhe një barist robot.

Sigurisht që nuk mungojnë pishinat – janë 23 të tilla – por edhe një pistë patinazhi, fushë minigolfi, simulatorë për sërf dhe një fushë basketbolli. Madje mund të bëni një shëtitje edhe në Central Park, një kopsht i modeluar sipas parkut të famshëm në zemër të Manhattanit.

Anija është 362 metra e gjatë dhe 62 e gjerë, ndërsa ngrihet mbi 30 metra e lartë. Anija peshon 228 mijë ton.

Mbrëmjen mund ta kaloni në një teatër modern të stilit të Broadway-t, ose mund të provoni fatin në kazino. Për të shijuar eksperiencën maksimale, këshillohet suita familjare dykatëshe, e përshtatur edhe për fëmijët. Njëkohësisht ka dhe një një teatër 1400 vendesh.

Është krahasuar me një qytet lundrues, i cili përmban 2.747 dhoma private dhe një park me më shumë se 10.000 bimë dhe 50 pemë.

Anija në fjalë quhet “Simfonia e Deteve” dhe është përshkruar si e përbërë nga shtatë lagje, ku përfshihet kinemaja, shëtitorja, zonat sportive dhe për të rinjtë, një vend argëtimi, lokale trajtimi spa, palestër, etj.

E gjatë 362 metra, “Simfonia e Deteve” vlerësohet që është më e madhe se Kulla Eiffel dhe është anija më e gjerë lundruese që është ndërtuar deri më tani.

Ajo u ndërtua në vitin 2018 në kantierin e anijeve Chantiers de l’Atlantique në Saint-Nazaire, Francë, e katërta në klasën e anijeve të lundrimit Royal Caribbean’s Oasis. “Simfonia e Deteve”  është anija më e madhe e lundrimit në botë me tonazh bruto, duke tejkaluar anijen e saj motër “Harmonia e Deteve”, gjithashtu në pronësi të Royal Caribbean International.

Lexo edhe :  Më shumë se ndërtesë

“Simfonia e Deteve” është rreth 30 metra më e gjatë se anijet më të mëdha ushtarake të ndërtuara ndonjëherë./fjala.al

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV