“Provokim”/ Stadiumi në Serbi merr emrin “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, tërbohen serbët

“Provokim apo gabim”, është titulli i shkrimit të gazetës Blic, një prej mediave serbe qe reagoi ashpër ndaj Google Maps, që i vendoste emrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” një stadiumi në qytetin e Kraljevës.

Qytetarët e kësaj zone, që vizituan aplikacionin protestuan me zemërim në rrjetet sociale për shkak se rezulton që Stadiumi i Atletikës pranë Ibrit, në qendrën e qytetit, mban aty një emër shqiptar, thuhet në artikull.

Teksa të gjitha ndërtesat rreth e rrotull kanë shkrime në serbisht, Google Maps e shënon stadiumin në shqip, si “Stadiumi Gjergj Kastriot Skënderbeu”, luftëtari që u përball me pushtuesit osmanë dhe që shqiptarët e konsiderojnë hero kombëtar, thotë gazeta.

Pa.Va/Fjala.al