Tërmeti, mbrëmje humanitare në Zagreb për solidaritet dhe ndihma

Në Zagreb të Kroacisë është zhvilluar mbrëmja humanitare, “Pray for Albania”. Ky eveniment mbahet pas tërmetit shkatërrimtar me magnitudë 6.4 ballë që goditi Shqipërinë muajin e kaluar. Tërmeti la pas dëme të mëdha materiale dhe në njerëz.

Pas kësaj ngjarje u vu re solidarizimi jo vetëm i shqiptarëve, por edhe i gjithë rajonit. Kjo po tregohet e në këto ditë pasi kjo ngjarje nuk është lënë në harresë as nga vendet si Kroacia e cila ka zhvilluar mbrëmjen humanitare “Pray for Albania”.

Në këtë eveniment ka marrë pjesë dhe presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar- Kitarović e cila gjithmonë ka aspiruar partneritet strategjik me Shqipërinë.

Një presidente si Kolinda Grabar-Kitaroviç është krenari jo vetëm për Kroacinë, por edhe një shembull për Europën, pasi ajo gjithmonë ka shfaqur vizionin e saj bashkëpunues rajonal./K.L./Fjala.al/