U paraqit në spitalin e Fierit i plagosur, niset drejt Tiranës efektivi i policisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Punonjësi 39-vjeçar i Komisariatit të Policisë Peqin, i cili mbeti i plagosur një natë më parë në Fier është dërguar drejt Tiranës për trajtim të specializuar mjekësor.

Burime për mediat bëjnë me dije se 39-vjeçari ka marrë një plagë në këmbë dhe pasi është ekzaminuar në Spitalin e Fierit është nisur drejt Tiranës.

Dëmtimi në këmbë nuk ka qenë i madh dhe nuk ka sjellë dëmtime serioze për shëndetin e 39-vjeçarit.

Vetë punonjësi i policisë ka deklaruar se është vetëplagosur, por mbeten ende të paqarta rrethanat e ngjarjes, vendi ku ajo ka ndodhur dhe nëse ka pasur persona të tjerë të cilët mund ta kenë pare atë. Tashmë i takon SHÇBA të zbardhë të vërtetën e kësaj ngjarje.


Informacioni i policisë

Sot rreth orës 21:20, në spitalin e Fierit, ka shkuar i plagosur me armë zjarri në këmbë në rrethana ende të paqarta, punonjësi i policisë K. L., 39 vjeç, banues në Fier, (punonjës i Komisariatit të Policisë Peqin), i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Punonjësi i policisë paraprakisht ka deklaruar se është vetëplagosur aksidentalisht.
Grupi hetimor në bashkëpunim me SHÇBA dhe Prokurorinë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV