Përkeqësimi i motit/ Porti i Durrësit pezullon për dy ditë lundrimet

Përkeqësimi i motit ka bërë që të pezullohen lundrimet për dy ditë në Portin e Durrësit.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe Italia, e cila i ka anuluar lundrimet. Edhe anijet e tonazhit të vogël dhe peshkarexhat ka disa ditë që qëndrojnë të bllokuara.

Shkak i një mase të tillë është bërë moti i keq, i cili është shoqëruar me erë të fuqishme nga jugu.

Forca e dallgëve raportohet se ështeë 8 deri 9 ballë. Ditët e fundit disa zona në vend janë pushtuar nga reshjet e dëborës dhe të shiut.