Tremb Kina, 2700 njerëz të prekur nga virusi, kryeson Wuhan me 1423 raste

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë më shumë se 2,700 raste të konfirmuara të koronavirusit dhe 80 jetë të humbura në Kinë. Në të gjithë Kinën, 15 qytete me një popullsi totale prej mbi 57 milion njerëz janë vendosur nën mbyllje të plotë ose të pjesshme.

Shqetësimi në të gjithë botën është duke u rritur në lidhje me shkallën e transmetimit, dhe me zyrtarët kinezë të shëndetësisë që thonë se virusi mund të përhapet përpara se të shfaqen simptomat. Në listën e bërë publike nga vetë autoritete kineze shihet që kryeson Hubei në të cilin përfshihet edhe krahina e Wuhan): 1,423, përfshirë 76 vdekje, qyteti i dytë më i goditur është Guangdong me 146 raste dhe  Zhejiang me 128 raste!

Ministri kinez i shëndetësisë Ma Xiaowei dhe zyrtarë nga Qendra për Parandalimin e Sëmundjeve Infektive nuk  fshehin të dhënat tronditëse të koronavirusit të ri që ka epiqendrën në Wuhan dhe që ka ‘ardhur’ për të infektuar gjithë botën. Ai mendohet të jetë më shumë më ngjitës sesa u mendua në fillim.

“Ne nuk kemi identifikuar akoma burimin e infeksionit dhe nuk jemi të qartë për rrezikun e mutacioneve dhe si përhapet sëmundja,”- tha Ministri Ma.

Fenomeni më shqetësues është se virusi ka një periudhë inkubacioni që mund të zgjasin deri në 14 ditë, dhe “mund të transmetohet midis njerëzve që nuk kanë shfaqur ende ndonjë simptomë”. Për më tepër, mikroorganizmi është i vështirë për tu ndjekur, sepse përhapet para se pacientët të kenë vërejtur se e kanë kontraktuar atë.

Dje, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) regjistroi një rast të ri, atë të një qytetari vietnamez i cili ishte infektuar duke mos qenë asnjë ditë në Kinë. n.k./Fjala.al/

Lexo edhe :  Rreziku i konfliktit berthamor, SHBA shtojnë kokat bërthamore B61-12 në Evropë

 

 

 

 

Të fundit

Ra nga çatia e ndërtesës ku po punonte, ndërron jetë 40-vjeçari

Një punëtor i sektorit të ndërtimtarisë ka vdekur pasi ka rënë nga çatia e ndërtesës ku po punonte. Për këtë...

“Për 3-4 ditë kam mbajtur emrin…”/ Ermal Fejzullahu zbulon pengun nga rinia

ftuar në episodin e radhës në podkastin “Flet” me Ilnisa Agollin në Top Channel dhe Top Albania Radio ka qenë Ermal Fejzullahu, një nga...

Një president amerikan pa zë dhe 60 mijë palestinezë të vrarë

Nga Sean Mathews, artikull i Middle East Eye Që nga rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump ka adoptuar një qëndrim gjithnjë e...

30 p.e.s – Beteja e Aleksandrisë: Bie sundimi i Ptolemejve në Egjipt, triumfon Oktaviani

Beteja e Aleksandrisë (30 p.e.s) ishte një përballje vendimtare në historinë e Republikës Romake, që shënoi fundin e sundimit të Ptolemejve në Egjipt dhe...

Horoskopi ditor, 31 Korrik 2025

Dashi Nëse doni qe marrëdhënia me partnerin te ece edhe me mire sot duhet te tregoheni me te përkujdesur për te dhe t’i kushtoni kohen...

Lajme të tjera

Web TV