Familja Doda do ti kalojë festat në shtëpinë e re, Balla: Do t’i qëndrojmë pranë çdo familje në nevojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në ditën e fundit të vitit Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ishte pranë familjes së Xhevdet Dodës në Lunik të Librazhdit.

Familja e varfër tashmë ka mundësi ta kalojë vitin e ri në një shtëpi të re, pas kontributit të bizneseve dhe banorëve të zonës, për t’i dhënë  kësaj familje, ekstremisht të varfër, një shtëpi të re.

Banesa ku jetontë familja Xhoda ishte në kushte ekstreme dhe tërësisht e pabanueshme. Me të sëmurë në familje dhe në pamundësi për të ndërtuar vetë shtëpinë e tyre, të gjithë u angazhuan t’i japin kësaj familje një dritë shprese.

Balla falenderoi të gjithë ata që kontribuan në rikontruksionin e shtëpisë së z. Doda, ndërsa shtoi se “askush nuk do të jetë vetëm, pasi angazhimi ynë është t’i qëndrojmë pranë çdo familje, e sidomos atyre në vështirësi.”, u shpreh Balla.

Balla gjithashtu ka falenderuar djemtë që punuan me shpejtësi për ta bërë shtëpinë gati për festën e ndrrimit të viteve.

“Një pjesë e kontributit për këtë familje ishte dhe një familje shqiptarësh që jetojnë dhe punojnë në SHBA. Në fakt një nga mësimet frymëzuese të Nënë Terezës është se “jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”, thekson Balla.

Të fundit

Shqipëria në flakë/ Të dënohen me burg përjetë ata që i vënë zjarrin pyjeve e maleve

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, përmes një postimi në rrjete sociale ka reaguar për zjarret që kanë përfshirë...

Vlora në terr/ Pjesë të mëdha të qytetit pa energji elektrike prej disa orësh

Prej disa orësh, qyteti i Vlorës po përballet me mungesë të energjisë elektrike në disa zona, përfshirë edhe Lungomaren, një nga zonat më të...

“PD-ja s’e ka luksin për të bërë pushime të gjata. Duhet të jemi në terren për zgjidhje’

Ilirjana Kuçana, anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, e ftuar në studion e “Off the Record”, deklaroi se partia ku ajo bën pjesë...

Skuqet mali Shashicë, flakët po i afrohen shtëpive të banuara

Skuqet nga flakët maja e malit Shashicë. Pavarësisht se në majën e malit sipër Vlorës pati ndërhyrje nga toka dhe ajri, flakët ende nuk...

Mbi PD e mbetur dhe mbeturinat e saj

Nga Mero Baze Ka një përpjekje për të hapur një debat rreth rihapjes së PD, rikthimit të garës për lider të ri apo pranim të mendimit...

Lajme të tjera

Web TV