Vuçiç do pritet me protesta para “Samitit të Durrësit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Tiranë pritet që të mbahet një protestë kundër presidentit serb Alekasandër Vuçiç. Në rrjetët sociale, një prej organizamtorëve Enis Sulstarova shprehen se protesta simbolike do të mbahet përballë presidencës. “Aksion simbolik proteste ndaj Vuçiçit, të premten ora 17:00, lulishtja ‘Qemal Stafa’, përballë Presidencës, Tiranë”-thuhet në reagim. Po ashtu shoqërohet më një foto të Vuçiç ku shkruhet: “Këtu një kriminel lufte po vjen të pozojë për bamirësi”.

Presdenti serb pritet të mbërrijë në vendin tonë si pjesë e “Samit të Durrësit” ku do të mbahet takimi i tretë i vendeve të Ballkanit Perëndimor, e njohur ndryshe edhe si “Minishengeni Ballkanik”.

Ajo ishte një nismë e kryeministrit Edi Rama, homologut të tij maqedonas Zoran Zaev dhe kreut të shtetit serb Alekasadër Vuçiç. Ky samit është kundërshtuar nga Kosova dhe Mali i Zi, ku pretendojnë se kjo nismë e cila synon lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave në zonën e Ballkanit Perëndimor do të fuqizonte më shumë Serbinë, madje duke shprehur frikën se kjo do të rikthentë “Mini-Jugosllavinë”.

Kosova dje ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë, ku ishte vetë zyra e shtypit e presidientit Hashim Thaçi që bëri të ditur refuzimin e përfaqësimit. Megjithatë ideja për të arritur në një marrëveshje të shpejtë është mbështetur fuqimisht nga kryeministri Edi Rama i cili shprehet se “Minishengeni Ballkanik” do të hiqte barrierat kufitare dhe do të bashkonte më shumë vendet e shteve ballkanike.

Ndërsa më datë 21 në Durrës do mbahet samiti i radhës duket se nuk do të kalojë pa reagime ardhja e Vuçiç në Shqipëri. Qëndrimet më të fundit të presdientit serb i cili mohoi masakrën e Raçakut, e ndodhur gjatë luftës në Kosovë, ka nxituar edhe më shumë protestën.

Të fundit

Fluksi i lartë i futjes së automjeteve nga jashtë, në diskutim rregulla të reja importi

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka nisur diskutimin për të mos lejuar importin e automjeteve më...

A i shkonin gocat Dash Shehit nga mbrapa? Politikani flet për rininë e tij

I ftuar në podcastin e Ilnisa Agolli “Flet”, politikani Dashamir Shehi dha jo pak deklarata në një rrëfim ndryshe nga sa ne e njohim....

Cila është kisha më e madhe në botë?

Duke marrë parasysh vetëm pjesën e brendshme, me 20,139 metra katrorë sipërfaqe të mbuluar, rekordi shkon në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan. Konkurrenca. Por vendi i parë i...

“Po mbaj dy Big Brother-a”, Olsa Muhameti “kunja” Ledion Liços

Autorja e edicionit të Big Brother VIP Kosova, Olsa Muhameti ka reaguar në mënyrë të veçantë pas hyrjes së Gjestit në Big Brother VIP...

A duhet shpallur 8 Janari zi kombëtare?

Nga Kreshnik Spahiu Kjo është fytyra reale e poshtërsisë, pabesisë, imoralitetit, banalitetit dhe provincialitetit. As fiset barbare apo vikingët shekuj më parë nuk dhunuan njëri-tjetrin në...

Lajme të tjera

Web TV