Vuçiç në alarm: Jam përgjuar, kam prova dhe e di kush fshihet pas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka ngritur alarmin për shërbimet sekrete, pasi deklaroi se është përgjuar prej më shumë se një viti. Kreu i shtetit serb tha për “Kurir“ se e dinte kush qëndron pas, ndërsa theksoi se ka edhe bisedat.

“Unë kam prova se jam përgjuar. Unë kam bisedat e mia të regjistruara, sepse disa njerëz menduan se mund t’i fshijnë, t’i fshehin. Por mos harroni se ka një numër të madh njerëzish që duan ta bëjnë punën e tyre me ndershmëri dhe profesionalizëm dhe nuk do të pajtohen me gjëra të tilla.

Kështu që unë besoj se autoritetet kompetente do ta hetojnë atë dhe se, nëse ka pasur një shkelje të qartë të ligjit, ata që shkelën ligjin do të mbajnë përgjegjësi” deklaroi Vuçiç.

Kur u pyet nëse ai e dinte kush po e përgjonte, apo me urdhër të kujt, Presidenti i Serbisë tha “Unë nuk i di direkt emrat e njerëzve që më përgjuan. Por, po, mendoj se e di kush qëndron pas saj. E kuptoj si duhet dhe gjithçka është e qartë për mua”.

Ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin deklaroi sot se shërbimet janë duke punuar në hetimin e kësaj çështje. “Vuçiç nuk e tha për politikë, por sepse është e vërtetë. Presidenti tha të vërtetën dhe na takon ne ta konfirmojmë atë të vërtetë” tha Vulin.

l.m/fjala.al

Të fundit

“Si s’u morëm njëherë vesh, mor burrë”/ Si e kam njohur unë Artan Lamen

Nga Ylli Manjani Nuk shkruajta dje, me shpresën se mos Zoti do bënte mrekullinë e dytë – pas asaj të...

“Vizatoj gjatë takimeve”/ Rama tregon si arti e ndihmon në punën si Kryeministër

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka treguar se si arti e ndihmon në punën e përditshme të tij si Kryeministër i vendit. Në një intervistë...

Pas ndarjes me bashkëshortin, Enada Hoxha: Zemra ime është plot

Enada Hoxha ka folur sërish lidhur me divorcin nga Gerd Vaso, një ndarje që befasoi publikun, i cili ishte mësuar t’i shihte gjithmonë bashkë....

“Tik-Tak”/ Evi Kokalari publikon foton me Berishën: Po të troket ora…

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro amerikane, ka postuar në rrjetet sociale një foto ku ajo shfaqet në krah të kreut demokrat Sali Berisha, gjatë periudhës...

Ku i ka provat Saliu?

Nga Spartak Ngjela Ish-kryeministri Sali Berisha, në të njëjtën kohë dhe kryetari i Partisë Demokratike, ka deklaruar se: "misioni i tij politik do të përfundojë...

Lajme të tjera

Web TV