Evropa miraton shitjen e zemrës së parë artificiale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompania franceze, Carmat SA, ka marrë miratimin për zemrën e parë artificiale.

Sipas agjencisë Bloomberg, projekti nisi në vitin 1993 dhe kërkimi dhe zhvillimi është kryer nga kompania e raketave Matra, e cila më pas u bë pjesë e kompanisë së prodhimit të aeroplanëve Airbus, aktualisht aksioneri më i madh i Carmat. Carmat ka aplikuar për marrjen e markës CE, ekuivalente e Bashkimit Europian me miratimin që jep FDA-ja amerikane, dhjetë vjet më parë, dhe marka u dha këtë javë.

Aktualisht, pajisja synon të jetë vetëm një “urë” për transplantimin e zemrës së gjallë për njerëzit që janë kanë probleme kardiake të pakthyeshme dhe nuk synon të jetë një zemër zëvendësuese e përhershme. Megjithatë, llogaritet që Carmat mund ta shesë produktin me vlerë 700 euro deri në 2030.

Pajisja në fjalë mund të shërbejë për t’u zgjatur jetën shumë njerëzve që vuajnë nga insuficienca e zemrës në fazën përfundimtare, që nuk u përgjigjet trajtimeve mjekësore. Aktualisht ka miliona pacientë që janë në këtë gjendje, në krahasim me numrin shumë më të vogël të dhuruesve të zemrës. Si rezultat, miliona njerëz vdesin çdo vit ndërsa presin për një transplant dhe në këtë pikë hyn në punë zemra artificiale.

CEO i kompanisë Carmat tha të enjten se marrja e markës CE në 10 vjet “është një kohë rekord, duke pasur parasysh kompleksitetin e një pajisjeje të tillë. Ne do të duhet të punojmë me mjekë dhe qendra mjekësore tani për të ofruar terapinë tonë. Faza e prodhimit do të jetë një fazë delikate”.

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV