Presidenti Trump pranon humbjen, dënon dhunën në Kapitol

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Donald Trump të enjten dënoi mbështetësit e tij të dhunshëm që sulmuan Kapitolin të mërkuren dhe pranoi humbjen ndaj rivalit të tij demokrat, Presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Në një video-mesazh të ri, Presidenti Trump tha se tani që Kongresi ka certifikuar rezultatet, “administrata e re do të inaugurohet më 20 janar” dhe “fokusi i tij tani kthehet në sigurimin e një tranzicioni të qetë dhe rregullt të pushtetit”.

Ai gjithashtu foli kundër dhunës në Kapitol, duke e quajtur atë një “sulm të neveritshëm”. Presidenti Trump tha se ishte i “zemëruar nga dhuna, si dhe shkelja e ligjit dhe rendit”.

Zoti Trump nuk foli mbi rolin e tij në nxitjen e dhunës. Por ai u tha mbështetësve të tij se, ndërsa ai e di se ata janë “të zhgënjyer”, ai dëshiron që ata ta dinë se “udhëtimi ynë i jashtëzakonshëm sapo ka filluar.”

Kjo përbën një ndryshim qëndrimesh për zotin Trump, i cili është përballur me thirrje në rritje për dorëheqje ose shkarkim nga detyra pas trazirave të dhunshme të së mërkures në Uashington. Presidenti Trump për dy muaj ka këmbëngulur se ai i kishte fituar zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, të shoqëruara me manipulime dhe parregullsi, pa dhënë prova.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe udhëheqësi demokrat i Senatit Chuck Schumer i bënë thirrje Nënpresidentit Mike Pence të heqë nga detyra Presidentin Trump në bazë të amendamentit të 25-të të Kushtetutës, i cili lejon anëtarët e kabinetit të rrëzojnë një president kur konsiderohet i paaftë për postin./VOA

Të fundit

Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

Juristi Kreshnik Spahiu ka zbuluar arsyet që e çuan Sali Berishën të deklaronte sot se vrasjet e 21 Janarit ishin krimi...

Meta përballet me akuzat në SPAK, avokati i kreut të PL: S’ka prova për korrupsion

Avokati i ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta, Kujtim Cakrani, ka reaguar për mediat pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku klientit...

Raporti/ Shqipëria ka pensionet më të ulëta në Europë, shpenzon 10 herë më pak se BE-ja

Shqipëria zë vendin e fundit mes 35 vendeve europiane sa i përket shpenzimeve për pensione për frymë, sipas të dhënave për vitin 2022. Me...

Skocia u detyrua të përballet me rolin e saj në skllavëri dhe të thotë: “Po, ishim ne”

Hannah Lavery* Si një vajzë e re që u rrita në Edinburg, më mësuan se ky qytet ishte ndërtuar mbi gjeniun e Iluminizmit skocez. Kjo...

Tensione në metronë e Romës! Burri italian sulmon turistët, ata i përgjigjen me muzikë!

Një episod i pazakontë është regjistruar në metronë e Romës, ku një vendas ka shpërthyer me zemërim ndaj një grupi turistësh të rinj meksikanë...

Lajme të tjera

Web TV