Fustani që do të zgjidhnit për një mbrëmje flet për këtë anë tuajën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Si mund të përcaktohet personaliteti i një personi nga veshja? Në fotografinë më sipër do të shihni disa fustane të stileve të ndryshme. Zgjidhni atë që përshtatet më tepër me ju dhe stilin tuaj. Lexoni më poshtë ç’përcakton kjo zgjedhje për ju.

1.Romantikë të përjetshëm

I idealizoni të tjerët duke u atribuar anët më pozitive të karakterit dhe duke mos u vënë re të këqijat. Jeni një person i ndjeshëm dhe xhentil, dini të jetoni në harmoni me botën. Njerëzit ju duan dhe dëshirojnë të kenë kontakt me ju. Nuk do të bënit kurrë veprime që shkojnë kundër ndërgjegjes suaj.

2.E veshura me sqimë është një deklaratë për ju

Edhe në situatën më të sikletshme, përpiqeni të dukeni sa më mirë të jetë e mundur. Stili i të veshurit dhe karakteri formojnë një identitet unik. Veshjet tuaja janë në koherencë të plotë me anën tuaj të brendshme. Sforcoheni duke e idealizuar jetën tuaj dhe duke mos i treguar askujt për dështimet tuaja.

3. Një mister i panjohur

Nëse karakteri i një personi në bazë të veshjeve është i thjeshtë për t’u përcaktuar, në rastin tuaj është krejtësisht e kundërta. E gjithë jeta juaj është e mbështjellë me mister. Askush nuk mund t’ju kuptojë plotësisht, as personat që janë më afër jush. Mund të pritet çdo gjë nga ju, jeni në gjendje për gjithçka, për të kapërcyer çdo kufi.

4.Mbretëresha e festës

Ushqeheni nga vëmendja e të tjerëve, nuk jetoni dot pa lavde. Të qenit në qendër të vëmendjes është diçka e zakonshme për ju, nuk njihni rrugë tjetër. Dini si të bindni dikë për të bërë atë që doni ju. Nuk ju dorëzoheni kritikave që vijnë në adresën tuaj. Keni besim në perfeksionin tuaj dhe askush nuk është në gjendje t’ju bindë për të kundërtën.

Lexo edhe :  Qyteti ku nuk lejohet të vdesësh

5. Kujdestarja e shtëpisë

Familja është gjithçka për ju. Për të mirën e të shtrenjtëve tuaj, jeni në gjendje të bëni shumë veprime altruiste. Zgjedhja e një veshjeje të tillë ju karakterizon si një person shumë të sjellshëm dhe të hapur. Egoizmi nuk ka lidhje me ju. Madje ju i harroni dëshirat tuaja dhe i dedikoni jetën familjes.

Të fundit

Vazhdimi i Kuvendit pas zgjedhjeve është një marrëzi shqiptare! Ju tregoj pse

ERVIS ILJAZAJ - Kushtetuta e Shqipërisë përcakton se Kuvendi nuk mund të shqyrtojë projektligje të reja 60 ditë përpara...

“Shyqyr po hapen kutitë, kemi shejtanë”, Murrizi: Do bëhem deputet, e di

Simpatizanti demokrat, Ilir Vrenozi, ka zhvilluar një takim me kandidatin për deputet, Myslim Murrizin. Bisedën ndërsa pinin një kafe në Tiranë, Vrenozi e publikoi...

Berisha nuk është anti-shqiptar, por anti-opozitar

NGA MERO BAZE - Ka një lehtësi të papërballueshme në etiketimin e Sali Berishës si anti-shqiptar për atë që bën në Bruksel kundër Shqipërisë....

Trump: Ukraina dhe Rusia si dy fëmijë që luftojnë në një park

Gjatë takimit me kancelarin gjerman, presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë krahasime për luftës Rusi-Ukrainë. Ai e krahasoi luftën në Ukrainë me ‘dy fëmijë...

Elon Musk plas “bombën”: Trump është i përfshirë në dosjen që nuk e hap kurrë

Elon Musk po hakmerret ndaj presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pas përplasjes së tyre për ligjin e taksave. Miliarderi ka vendosur ta...

Lajme të tjera

Web TV