Kërkuan të dalin nga qelitë ’41-bis’, GJKKO hedh poshtë kërkesën e Shullazit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion ka lënë në fuqi vendimin për të vijuar të izoluar në qelitë e posaçme ’41-bis’ të Emiljano Shullazit dhe Gilmando Danit.

Mësohet se vendimi GJKKO ka hedhur poshtë ankimimin e Danit dhe Shullazit, me këtë të fundit që kërkoi daljen nga kjo qeli me argumentin se ka pasur një sjellje të mirë.

Prej 1 gushtit banda e Emiljano Shullazit, por edhe Arbjon Aliko dhe Genci Balla janë të dënuarit e parë që provojnë qelitë e izolimit.

Grupi i Shullazit është duke u përballur me drejtësinë në Gjykatën e Apelit të Posaçëm pasi është i dënuar nga shkalla e parë për “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim, “Kanosje për shkak të detyrës” në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal”.

Ligji për regjimin e posaçëm njohur si “41-bis” i përshtatur nga Italia ka hyrë në fuqi prej Janar 2019 por zbatimi i tij është vonuar për mungesë të SPAK që u ngrit vetëm në dhjetor 2019.

Regjimi “41-bis” është qëndrimi prej një periudhë deri në një vit në një dhomë të monitoruar me kamera 24 orë, pa takime pa kontakt me botën jashtë, pa të drejtë të televizorit në dhomë./Fjala.al

Të fundit

Liverpool humb lojtarin titullar për 55 mln euro, 3 klube europiane në garë

Liverpool ka frikë se Ibrahima Konaté do të jetë "Alexander-Arnold" i ardhshëm. Mbrojtësi francez ka edhe një vit kontratë...

Befason Ilir Meta: “Më ofruan azil politik, e dija se do arrestohesha”

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ndodhet i burgosur politikisht prej muajit tetor 2024, në një intervistë dhënë për mediat, ka...

Sa persona ka vrarë Izraeli me sulmet në Iran? Mjekët raportojnë shifrat

Forcat izraelite kanë vrarë të paktën 40 persona në Gaza që kur u arrit armëpushimi Iran-Izrael, sipas mjekëve vendas dhe banorëve. Sipas mediave të huaja,...

Greqia “pushtohet” nga zjarret, shpallet zyrtarisht gjendja e jashtëzakonshme

Greqia po përballet me një tjetër valë zjarresh shkatërrimtare, këtë herë në ishullin turistik të Hios, ku prej tre ditësh flakët kanë djegur sipërfaqe...

“Mandatin po ma zgjat opozita”, Kurti flet për krizën politike

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti deklaron se s’ka shpjegim racional për krizën politike në Kosovë. Ai tha se çdo opozitë demokratike në botë përpiqet...

Lajme të tjera

Web TV