Detaje tronditëse nga aksidenti në Rrëshen/ 4 viktimat janë pjesëtarë të së njëjtës familje, 1 i plagosur rëndë

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik i ndodhur këtë mbrëmje në Rrugën e Kombit, aksin rrugor Rrëshen-Rubik, me pasojë vdekjen e katër personave.

Mësohet se viktimat janë pjesëtarë të së njëjtës familje, ndërsa nga aksidenti ka mbetur dhe një i plagosur, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se dy automjete, një Citroen dhe një kamion, janë përplasur me njëri-tjetrin.