Tenis, Endi Mërrej rezulton pozitiv me “Covid-19”, rrezikon pjesëmarrjen në “Australian Open”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tenisti Endi Mërrej ka rezultuar pozitiv me virusin korona dhe rrezikon të mos marrë pjesë në “Australian Open”, turneun e parë madhor (Grend Slam) të sezonit. Lajmi është publikuar në shtypin britanik, sipas të cilit, Murray është tashmë në karantinë, i vetëizoluar në shtëpi dhe gëzon shëndet të mirë.

Këtë javë Murrej duhej të shkonte në Melbërn, për “Grend Slem”-in e parë të vitit. Por tashmë i duhet të shtyjë udhëtimin. Ai do të mund të udhëtojë vetëm kur të jetë plotësisht i sigurt se e ka kapërcyer “Covid-19” dhe do të lejohet nga autoritetet shëndetësore dhe vendore të udhëtojë.

Kështu, tenisti britanik ka rezultuar pozitiv me “Covid-19”, vetëm 3 javë nga fillimi i Turneut të Hapur të Australisë (Australian Open), që nis më 8 shkurt 2021. Ish-numri 1 në botë do të merrte pjesë në këtë event falë një ftese të veçantë (wild card) nga ana e organizatorëve, por tashmë prania e tij në këtë turne është në dyshim.

Mërrej duhej të udhëtonte këto ditë drejt Melburnit me një avion të posaçëm (charter) të vënë në dispozicion nga organizatorët. Më pas ai do të qëndronte dy javë në izolim, si të gjithë pjesëmarrësit, për të zbatuar protokollin anti-“Covid-19” të vendosur në Australi.
Megjithatë, nisja është shtyrë tashmë ose mund të anullohet përfundimisht, pasi tenisti ndodhet në izolim në shtëpinë e tij dhe nuk dihet nëse do të udhëtojë për në Melbërn.

Të fundit

Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë

Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e...

Kualifikime historike, Dinamo dhe Egnatia bëjnë detyrën dhe kalojnë në fazën tjetër

Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2...

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Lajme të tjera

Web TV