Kupa e Gjermanisë zyrtarizon kalendarin e turit të 16-shes, luhet në fillim të shkurtit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndeshjet më të spikatura do të vijnë për sportdashësit drejtpërdrejt në RTSH Sport. Kupa e Gjermanisë në futboll, që është një nga ekskluzivitetet e spikatura sportive të Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar, ka dhuruar spektakël dhe të papritura, që kulmuan në mbyllje të turit të 32-shes edhe eliminimin të fitueses në fuqi të këtij trofeu, Bajernit të Mynihut. Kampionia në fuqi e Evropës u eliminua në mënyrë të pabesueshme përballë skuadrës së Bundesligës së dytë, Holshten Kilit, që barazoi në sekondat e fundit të kohës së rregullt dhe vijoi më pas të ngadhënjente pas lotarisë së 11-metërshave.

Tanimë është zyrtarizuar edhe kalendari i turit të 16-shes dhe do të jetë pikërisht Holshten Kili që do të ngrejë siparin e 8 dueleve, kur të përballet të martën e 2 shkurtit, duke nisur nga ora 18:30, me rivalen e Bundesligës së dytë, Darmshtadtit. Në të njëjtën kohë, skuadra e vetme amatore e mbetur në lojë, Rot-Vajs Esenin, do të sfidojë Bajer Leverkusenin, ndërsa po më 2 shkurt, por duke nisur nga ora 20:45, luhen dy duele të tjera, ku Padebordi i Bundesligës së dytë sfidon Borusian e Dortmundit.
Ndërsa një tjetër përballje midis dy niveleve të sipërme të futbollit gjerman është edhe ajo midis Verder Bremenit dhe Grojther-Fyrthit. Katër duelet e tjera luhen të mërkurën dhe, duke nisur nga ora 18:30, spikat dueli i Bundesligës së parë midis Volfsburgut dhe Shalke 04-ta, ndërsa Lajpcigu sfidohet nga Bokumi i Bundesligës së dytë. Ndërsa duke nisur nga ora 20:45, spikat dueli tjetër i Bundesligës së parë, midis Shtutgartit dhe Borusias së Mënshengladbahut. Në përballjen e fundit, Jahn Regensburgu i Bundesligës së dytë sfidon Këlnin.

Kupa e Gjermanisë
Turi i 16-shes:

Lexo edhe :  Merkato e nxehtë, Interi shet yllin e skuadrës në Premier League?

Të martën, 2 shkurt 2021:
Holshten Kil – Darmshtadt 98 (18:30)
Rot-Vajs Esen – Bajer Leverkusen (18:30)
Borusia Dortmund – Paderborn (20:45)
Verder Bremen – GrojtherFyrth (20:45)

Të mërkurën, 3 shkurt 2021:
Volfsburg – Shalke 04 (18:30)
Lajpcig – Bokum (18:30)
Shtutgart – Borusia Mënshengladbah (20:45)
Jahn Regensburg – Këln (20:45)

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV