Mbyllet Relli “Dakar 2021”, Peterhansel dhe Benavides triumfojnë në Arabinë Saudite

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Peterhansel i Francës ka fituar “Relli Dakar 2021”. Për të është hera e 14-të që triumfon në kategorinë e makinave në këtë garë. Në kategorinë e motorëve, fitues u shpall piloti nga Argjentina, Benavides. Kështu, Stefan Peterhansel është fitues i “Relli Dakar 2021”. Për francezin, kjo është hera e 14-të, që fiton garën më të lodhshme në kalendarin e motorsportit. Peterhansel, i njohur ndryshe me nofkën “Z. Dakar”, ka fituar 8 herë në kategorinë e makinave dhe 6 herë kategorinë e motorëve.

Piloti 55-vjeçar i skuadrës “Mini|, i ndihmuar nga bashkëpiloti Eduard Bulanzher, e përfundoi gjithë veprimtarinë 14 minuta e 51 sekonda përpara pilotit nga Katari, Naser Al-Atijah me “Toyota” dhe spanjollit Karlos Sainz. Ky i fundit fitoi etapën e 12-të dhe të fundit, nga Janbuja në Xhid’dah, duke u ngjitur kështu në podium një tjetër pilot me “Mini”. Peterhanseli tha se ai ende kishte “të njëjtin emocion” si ai pas fitores së tij të parë në vitin 1991.

“Të fitosh në Dakar është gjithmonë me të vërtetë e ndërlikuar, – ka vijuar piloti francez. – Nuk ka fitore të lehta në Dakar. Kjo nga jashtë mund të duket e lehtë, por nuk ishte e lehtë çdo ditë për të menaxhuar diferencën e vogël me Naserin. Fitorja ime e parë me motor është e preferuara ime, sepse ishte ajo për të cilën unë ëndërroja shumë dhe tani është me të vërtetë një bonus. Fitorja është gjithmonë një emocion i madh, por fitorja e parë ishte më e mira.”

Kevin Benavides i Argjentinës fitoi kategorinë e motorëve, duke lënë pas Riki Brabek të Shteteve të Bashkuara, me 4 minuta e 56 sekonda. Britaniku Sem Sandërlend, “kampioni” i vitit 2017, përfundoi i treti. Benavides, i cili theu hundën gjatë një përplasje në etapën e 5-të, bëhet amerikanojugori i parë që fitoi në kategorinë e motorëve, duke e quajtur atë “absolutisht të çmendur”.

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV