Rritet numri i viktimave nga virusi, fillon evakuimi i shtetasve të huaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata e virusit në Kinë sa vjen dhe përkeqësohet dhe vetëm brenda 24 orësh numri i viktimave ka vajtur 106. Gjithashtu edhe numri i të infektuarve të konfirmuar është rritur duke vajtur 4515 persona ndërsa mësohet e 450 persona janë në gjendje kritike. Të hënën mësohej se numri i të infektuarve ka qenë 2888 dhe vetëm brenda 24 orëve ai u dyfishua.

Kjo konfirmon zërat se virusi është shumë ngjitës dhe mund të përcillet nga një person i infektuar edhe nëse ai nuk ka shfaqur ende simptoma.

Ndërkohë që situata bëhet serioze qeveritë e huaja po përgatiten të evakuojnë qytetarët e tyre nga Kina. Japonia tha se do të dërgonte një fluturim drejt Wuhan të martën në mbrëmje për të evakuuar qytetarët e saj, gjithashtu edhe qeveria amerikane po përgatit një avion. Koreja e Jugut dhe Franca synojnë të largojnë qytetarët këtë javë.

Ndërkohë ambasadori ynë në Kinë, Belortaja, ka deklaruar që shtetasit shqiptarë që ndodhen në këtë shtet të mundohen të paguajnë vetë biletën e avionit pasi ambasada nuk ka fonde të mjaftueshme për evakuimin e tyre.

Përsos Francës edhe Gjermania është përballur me një rast të dyshuar si të kontaminuar me virusin vdekjeprurës. Autoritetet gjermane kanë bërë të ditur se një grua është duke u trajtuar pasi ajo u kthye nga Kina në fillim të janarit./Fjala.al

Të fundit

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një...

Si të përballoni të nxehtin përvëlues të verës: Këshilla praktike për t’u freskuar

Si të qëndroni të freskët edhe kur temperaturat kapin maja Temperaturat e larta verore shpesh na bëjnë të ndihemi sikur nuk marrim dot frymë, punojmë...

Durrës, ngec rindërtimi/ Debate në këshillin bashkiak, opozita braktis mbledhjen

Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak të Durrësit u ndërpre pa nisur, pasi këshilltarët e opozitës u larguan nga salla në shenjë proteste ndaj...

Kredi me interesa te ulëta për bujqësinë, ministrja shpjegon procesurat se si përfitohen

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, gjatë një interviste në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, ka theksuar rëndësinë e formalizimit të sektorit bujqësor...

Vajzat ‘VIP’ takime speciale në burgje/ Favoret që u bëhen bosëve të krimit

Korrupsion i pastër i ka cilësuar avokatja Sonila Velo takimet e vajzave VIP në burgje me bosët e krimeve. E ftuar në emisionin, ajo tha...

Lajme të tjera

Web TV