IPPR: OBSH dhe Kina mund të vepronin më shpejt kundër COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Kina kanë mundur të reagojnë më shpejt, menjëherë pas paraqitjes së sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

Kështu thuhet në raportin e dytë, të Panelit të Pavarur për Gatishmërinë dhe Reagimin ndaj Pandemisë (IPPR). Ky organ është themeluar nga OBSH-ja. Në Asamblenë e 73-të Botërore të Shëndetit në maj 2020, shtetet anëtare miratuan një rezolutë të rëndësishme që i bëri thirrje OBSH-së të fillojë një vlerësim të pavarur dhe gjithëpërfshirës të mësimeve të nxjerra nga reagimi shëndetësor ndërkombëtar ndaj COVID-19.

Sipas raportit të IPPR, një vlerësim i “fazës së hershme të shpërthimit, shfaqi shenja se duhej të veprohej më shpejt”.

Për herë të parë, koronavirusi u zbulua në Vuhan të Kinës në fund të vitit 2019 dhe shumë shpejt u shpërnda në tërë botën duke detyruar Organizatën Botërore të Shendetësisë që të shpall në fillim të vitit 2020 pandeminë e COVID-19.

Që atëherë, shtetet kanë zbatuar masa të ashpra të izolimit dhe ekonomitë e shumë vendeve janë dëmtuar rëndë. SHBA-ja, e ka akuzuar Kinën se ka fshehur informacionet për shkallën e të infektuarve si dhe ka bërë thirrje për një hetim “transparent” për origjinën e koronavirusit.

Kina pretendon se pavarësisht faktit se koronavirusi u paraqit për herë të parë në Vuhan, nuk do të thotë se ai domosdoshmërisht e ka origjinën aty.

Sipas Universitetit, Johns Hopkins, deri më 18 janar mbi 93 milionë njerëz janë infektuar me koronavirus, prej të cilëve mbi 2 milionë kanë vdekur./rel

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV